Kronikë

Makina del nga rruga në Durrës, përplas dy këmbësorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:13 - 04/10/21 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen Nr. 8 në Durrës dhe si pasojë 3 persona janë plagosur.

Policia bën me dije se shtetasi A. Gj., 50 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, shtetasit M. B., 72 vjeç dhe M. B., 68 vjeçe, bashkëshortë, banues në Durrës, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Opinion.al

Pas