InstaBIZ

Shakira, Claudia Schiffer e sportisti i njohur, kush janë 3 yjet e Pandora Papers


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:34 - 04/10/21 |
Opi Nion

Mes politikanëve e liderëve botërorë në dosjet e  “Pandora Papers”, janë zbuluar edhe personazhe të njohur të shoëbizit dhe sportit.

Emrat e tre prej tyre janë publikuar në mediat e huaja. Bëhet fjalë për këngëtaren kolumbiane Shakira, emri i plotë i të cilës është Shakira Isabel Mebarak Ripoll. Avokati i Shakirës sipas mediave ndërkombëtare bëri me dije se llogaritë e saj “offshore” janë të deklaruara dhe nuk i kanë sjellë asaj ndonjë avantazh përsa u përket tatimeve.

Një tjetër personazh është ish-super ylli i kriketit Sachin Tendulkar nga India. Avokati i këtij të fundit nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Pjesë e dosjes “Pandora Papers” është edhe supermodelja Claudia Schiffer. Përfaqësuesit e Schiffer thanë se supermodelja i paguan saktë taksat e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe jeton.

Politikanë të njohur janë zbuluar në një prej rrjedhjeve më të mëdha të dokumenteve financiare. Është zbuluar  se Mbreti i Jordanisë ka prona me vlerë 70 milionë paund në Britaninë e Madhe. Dokumentet tregojnë se ish-Kryeministri britanik, Tony Blair dhe bashkëshortja e tij, kursyen 312 mijë paund kur blenë një zyrë në Londër. Çifti bleu një firmë offshore që kishte në pronësi ndërtesën.

Presidenti rus Vladimir Putin rezulton të ketë lidhje me asetet sekrete në Monako, po ashtu Kryeministri çek Andrej Babis – i cili ishte përballë zgjedhjeve këtë javë –  nuk deklaroi një kompani investimesh offshore të cilën e përdori për të blerë dy vila për 12 milionë paund në jug të Francës.

Këto dokumente vijnë në vrazhdën e një serie rrjedhjesh përgjatë 7 viteve të fundit, pas FinCen Files, Paradise Papers, Panama Papers dhe LuxLeaks./Opinion.al

Pas