Aktualitet

Majko pyet kreun e SPAK për hetimin e “non-grata-ve”, përgjigjet Arben Kraja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:25 - 20/05/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve këtë të premte ku po diskutohet për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  gjatë vitit 2021, i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK, Arben Kraja.

Ndër të tjera, Majko është ndalur tek shpallja non-grata e zyrtarëve të lartë, duke e pyetur kreun e SPAK sesi është çmuar kjo nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

“Si e ka çmuar SPAK nga kompetencat ligjore, vendimet për shpalljen non-grata ndaj një zyrtari të lartë në kuadër të nenit 24/6 të kodit të procedurës penale. E vlerësoni këtë si një indicie apo shkak për proaktivitet?”,  ka pyetur Majko.

Kraja është përgjigjur duke thënë se është e ndaluar me ligj të japë opinion për institucione të tjera.

“Kjo është pyetje që s’mund të jap përgjigje, e kemi të ndaluar me ligj të japim opinion për institucione të tjera, të brendshme apo të jashtme”, u shpreh ai.

Pas