Aktualitet

Macron: Problemi me Shqipërinë është…


               Publikuar në : 15:12 - 18/10/19 |
geliano fataj

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pranoi në një konferencë për mediat nga Brukseli, se përpara se të hapet dera për zgjerimin BE duhet të reformojë veten.

“Janë bërë përparime nga këto dy vende, por ende nuk është bërë e gjithë puna e kërkuar. Ne si BE duhet të qartësojmë vizionin tonë për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Para se të vendosim për zgjerim, duhet të reformojmë veten”, deklaroi Macron.

“Nuk e ndjejmë ende veten gati për të hapur derën, pavarësisht se e dimë që kishte shpresë të madhe te vendet që kanë bërë përparime. Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete. Shqipëria po kalon në disa reforma të mëdha dhe të gjitha këto reforma në kuadër të emrit të vendit të tyre. Ne e pranojmë që është bërë progres, por i gjithë progresi i duhur nuk është ende, ka disa situata që nuk janë ende të kontrolluara, ka probleme me emigrimin”, tha presidenti Francez.

“Është e vështirë që ti shpjegojmë francezëve që do t’i hapim negociatat Shqipërisë. Konsiderohet vend i sigurt dhe kemi probleme me azilkërkuesit, nuk mund të bëjmë gjëra që janë të pamundura që francezët t’i kuptojnë”/ Opinion.al

Pas