Bota

Macron kritika qeverisë britanike: Nuk i mirëpriti refugjatët ukrainas


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:04 - 12/03/22 |
Opi Nion

Presidenti francez Emmanuel Macron thuhet se ka kritikuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar duke u shprehur se ka dështuar  në përmbushjen e “deklaratave të saj madhështore” për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Duke folur në fund të një samiti të BE-së në Versajë, Macron kritikoi politikën e vizave të Mbretërisë së Bashkuar, e cila kërkon që aplikantët t’i bëjnë ato personalisht ose në Bruksel ose në Paris, raporton The Guardian.

“Pavarësisht të gjitha deklaratave madhështore… qeveria britanike vazhdoi të zbatonte rregullat aktuale që nënkuptonin se nuk i mirëpriti refugjatët ukrainas që donin të arrinin në tokën britanike duke thënë se duhet të udhëtonin qindra kilometra për të aplikuar për vizë,”-*tha Macron.

“Unë shpresoja që burrat dhe gratë ukrainase që kanë jetuar tmerr dhe kanë kaluar Evropën për të mbërritur te familjet e tyre në territorin e Mbretërisë së Bashkuar do të trajtoheshin më mirë.”/Opinion.al

Pas