Aktualitet

Kriza ekonomike/Rama: Paketa e Rezistencës Sociale po merr formë përfundimtare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:26 - 12/03/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria po përgatit një paketë ndihme për qytetarët për të përballuar pasojat e krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se Paketa e Rezistencës Sociale po merr formë përfundimtare.

“Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë ka postuar një foto nga Këshilli i Ministrave, i cili është mbledhur ditën e sotme për këtë çështje. Ditën e sotme do të ngrihet edhe një bord kombëtar për furnizimin me karburant për të mos lejuar asnjë abuzim me çmimin e naftës në kurriz të qytetarëve./Opinion.al

Pas