Aktualitet

Basha para mbledhjes: Kryeministri është tallur, të hiqen taksat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:01 - 12/03/22 |
Opi Nion

Para mbledhjes me grupin parlamentar të PD, kreu i PD, Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat. Basha u shpreh se në mbledhjen e sotme do i kërkojë grupit të deputetëve që të kërkojnë një mocion me debat në Kuvend për rritjen e çmimeve.

“Dy javë përpara i kërkova qeverisë shqiptare t’i dalë përpara pasojave të paevitueshme të rritjes së çmimeve, duke filluar me rritjen e çmimeve përdorur ato mekanizma të cilat në fakt jo vetëm lehtësojnë qytetarët, por zhbëjnë edhe padrejtësie e kësaj qeverie të këtyre 8 viteve.
Kërkova eliminimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit me vlerë 240 lekë që njihet nga populli si taksa “Rama”; si fillim dhe konsiderimin e lehtësimit të përkohshëm të disa prej taksave të tjera si akcizës së karburantit apo taksave të tjera mbi naftën. Kërkova po kështu rikonsiderimin e paketës tonë për TVSH 6% për ushqimet duke qenë se çmimi i naftës nuk ka të bëjë vetëm me ata që kanë automjete apo varen nga automjetet, por ka të bëjë me gjithçka që varet nga transporti, pra gjithçka që ka të bëjë me bukën e përditshme dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Kryeministri është tallur, u është përgjigjur me dhunë policore që PD e ka dënuar me forcë dhe deputetët tanë i janë gjendur pranë, një praktikë abuzive dhe fytyra e vërtetë e një regjimi të shkëputur nga realiteti, sot dua të vendos theksin te nevoja imediate për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, që çmimet të jenë më pak, nuk mjaftin që topin t’ia kalosh një faktori tjetër, e lehtë t’i vësh fajin Autoriteti të Konkurrencës, apo të zihesh me ato që ke pasur në krah, çmimi i naftës rritet, rriten edhe të ardhurat e qeverisë, pavarësisht prej situatës së brendshme brenda PD, nuk e harrojmë detyrën tonë para njerëzve dhe demokratët do të jenë në krye të kësaj beteje për krizën ku çmimet rriten dhe qeveria shton retorikën dhe dhunën. Vendet e rajonit, po veprojnë, Rama i kapur nuk mund ta kalojnë llumin me dhunë policore, i kam bërë thirrje 2 javë më parë, një nga propozimet është që të kërkoj mocion me debat që qeveria të lërë llafet”, tha Basha.

Pas