Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Luther, kthehu sërish!

2016/11/01 at 9:16 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Luther, kthehu sërish!

Faleminderit Luther! Reformacionin asnjëherë nuk mund të thuhet se e ke festuar mjaftueshëm. Sepse Lutheri vuri në lëvizje jo vetëm një revolucion fetar, por edhe një shndërrim politik, i cili e ndryshoi botën.


Nga Astrid Prange de Oliveira

Lutheri e ktheu me kokë poshtë botën e Mesjetës! Ai guxoi që t’i kundërshtojë si Papën, ashtu edhe Perandorin – dhe 500 vjet të shkuara kjo jo vetëm që ishte diçka e pamundur, por qe një dënim i sigurtë me vdekje. Me këtë ai shtroi çështjen se kush ishte më i fuqishëm.

Pushtetin në kohën e Lutherit e kishin Perandori dhe Papa. Por kur ishte fjala për çështje besimi, murgu agustinian nuk donte që t’u nënshtrohej atyre, por pushtetit të ndërgjegjes së tij. Ai e vinte në dyshim që Papa është i pagabueshëm dhe nuk pranoi që t’i bindej sundimtarit më të fuqishëm të Evropës. Roma reagoi ndaj kësaj sjelljeje të përbindshme me shkishërimin e tij, Perandori Karl V ia hoqi mbrojtjen ligjore dhe e shpalli Lutherin njeri jashtë ligjit.

Rebelimin Lutheri e justifikoi duke iu referuar ndërgjegjes së tij. Ai ishte shumë i bindur se besimi është një dhuratë. Kërkimi i Zotit nuk përshpejtohet duke bërë vepra të mira, dënimet për mëkatet nuk falen me ndjesa të kishës.

Revolucionar kundër dëshirës

Ky mesazh teologjik ra si bombë në kohën kur tregtia me ndjesa lulëzonte dhe sa kishte nisur të shtypeshin librat. Ai e përtëriti krishtërimin, i dha një shtysë modernizimi kishës katolike dhe përgatiti rrugën për iluminizmin. Lutheri krijoi në këtë mënyrë bazat mendore për tolerancën, lirinë fetare dhe vetëvendosjen, siç i njohim ato sot.

Kjo në një kohë kur murgu agustinan Luther nuk e pa veten asnjëherë si revolucionar, megjithëse ai u hapi rrugën ndryshimeve revolucionare. Ai nuk ishte ndarës i kishës, por një kryengritës konservator, i cili donte ta reformonte kishën “e tij” dhe ta çonte në fillimet e krishtërimit.
Që këtë ai nuk e arriti, kjo kishte të bënte edhe me mungesën e vullnetit të Romës. Vatikani e refuzoi deklaratën e konsensusit të arritur në bisedat fetare të Regensburgut në vitin 1541. Me këtë, 24 vjet vjet pas shpalljes së tezave të Lutherit në Wittenberg humbi edhe shansi i fundit për të rënë dakord.

Grindje mes reformatorëve

Lutheri nuk është i përshtatshëm as si model tolerance. Ai i ndërpreu marrëdhëniet jo vetëm me Romën, por edhe me reformatorë të tjerë si Ulrich Zwingli, Thomas Müntzer dhe Erasmusi i Rotterdamit. Pa folur për urrejtjen e tmerrshme ndaj hebrenjve, e cila shpërtheu tek ai kur qe i moshuar.

Dhe megjithatë, Lutheri e shtroi rrugën për tolerancën dhe iluminizmin. Sepse themelimi i shumë kishave të reja në botë bëri që të krishterët e konfesioneve të ndryshme që atëherë të jenë të detyruar ta pranojnë njëri-tjetrin në besimin e tyre. Një proces i vështirë ky, i cili ende nuk ka përfunduar.
Lutheri kundër pjesës tjetër të botës?

Lutheri nuk është njeri që të ngjall simpati. Ai është një reformator i guximshëm, me karakter të fortë, me tipare të ashpra e të vështira. Dhe ai është bërë pjesë e ADN-së gjermane. Shumë nga cilësitë e tij sot konsiderohen “tipike gjermane”: konservator, besnik ndaj parimeve, militant, përmirësues i botës. Po të jetonte Lutheri sot, me siguri që ai do të grindej njëkohësisht me Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me NATO-n dhe me krerët shpirtërorë të të gjitha feve.
Ah, sikur Lutheri të kthehej dhe ta përfundonte veprën e tij! Kisha e tij do të kishte nevojë për të. Sigurisht ai do të kuptohej më mirë me Papën Françesk, se sa me Leo X dhe me Clemensin VII, me Papët e kohës së tij.

Po ta dinte se Françesku do ta përkujtojë pikërisht në 31 tetor së bashku me protestantët Reformacionin në Shoqatën Botërore Luteriane në Lund të Suedisë, ai do të kishte qenë me dëshirë mes mysafirëve të ftuar. Ndoshta ai do të ishte bërë shumë pishman, që dikur e ka quajtur “anti-të-krishterë” Papën! Sepse edhe ky Papë është një njeri i llojit të tij: është i guximshëm dhe kërkon ta reformojë kishën e tij.
Rroftë reformacioni i reformacionit!

Nëse vëllezërit e tij do të hanin së bashku me Françeskun Darkën e Shenjtë, atëherë vepra e Lutherit do të konsiderohej e përfunduar dhe do të niste reformacioni i Reformacionit! Komuniteti në Kishën e Zotit do të ishte dhurata më e madhe, të cilët protestantët dhe katolikët mund t’ia bënin njëri-tjetrit një mbrëmje përpara përvjetorit të 500-të të Reformacionit.

Papa Françesk duket se e ka kuptuar këtë. Me përpikmëri për jubileun ai dha urdhër që në sallën e audiencave të Vatikanit të vendoset një statujë e Lutherit. Ai priti pelegrinë nga vendi kryesor i Reformacionit, bëri të ditur “Süddeutsche Zeitung”. Përgjigjia e tij për pyetjen, se kush janë më të mirë, katolikët apo protestantët, mund të kthehet në moto të jubileut: “Më të mirë janë të gjithë bashkë.” /DW



Ju sugjerojmë

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Kronikë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19 Qershor, 2026 3:02 pm
Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri
Aktualitet

Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

19 Qershor, 2026 3:00 pm
Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro
Kryesore

Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro

19 Qershor, 2026 2:41 pm
Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
Bota

Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

19 Qershor, 2026 2:02 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu paralajmëron: Nuk do të tolerojmë sulme ndaj ushtarëve izraelitë

19 Qershor, 2026 1:10 pm
Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete
Kronikë

Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete

19 Qershor, 2026 12:20 pm
Para
Moti sot, nesër dhe pasnesër, ja orët kur vendi do të përshkohet nga vranësirat

Moti sot/ Nëntori nis me mëngjes të ftohtë, ndërsa gjatë ditës rriten temperaturat

Tjetër termet në Italinë Qendrore, njerëzit e gdhijnë në rrugë

Tjetër termet në Italinë Qendrore, njerëzit e gdhijnë në rrugë

Vend aromatik

67
















TE FUNDIT

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
19 Qershor, 2026

Federata Algjeriane e Futbollit iu drejtua FIFA për të bërë një ankesë zyrtare për vendimet e arbitrit gjatë ndeshjes së...

Lexo më shumë

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Izraeli do të ishte “shkatërruar” pa ndërhyrjen e tij gjatë konfliktit të fundit...

Lexo më shumë

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
19 Qershor, 2026

Tifozët e futbollit në mbarë botën po luten për një “Vallëzim të Fundit” në skenën më të madhe. Kupa e...

Lexo më shumë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
19 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e opozitës për të mos votuar amnistinë penale, duke thënë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}