Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

67

2016/11/01 at 9:28 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vend aromatik

Nga Edison Ypi


67 titujt që dha Presidenti i Republikës për 67 martirët e Lushnjës meritonin 67 mijë lëvdata, nderime, ceremonira. Por 67 klysha kurvi që dolën nga 67 brima miu shqiptuan 67 mijë gënjeshtra, mallkime, sharje, shpifje, për t’i rivrarë për të 67-ën herë ata 67 martirë. Familjet e 67 shqiptarëve të masakruar nga shqiptarë vuajtën 67 milionë persekutime nëpër 67 burgje dhe vende internimi, hodhën drejt Qiellit 67 milionë kuja e mallkime, derdhën 67 miliardë pika lot.  Ka 67 mijë arësye pse 67 martirët nuk duheshin cilësuar ” 67 ballista”, aq më pak ” 67 tradhëtarë”, e as “67 shqiptarë”, por thjesht dhe qartë “67 njerëz”. T’i biesh 67 herë kryq e tërthor Internetit, të kërkosh në 67 encikopedira, të lodhesh 67 vjet duke gërmuar nëpër 67 biblioteka 67 mijë libra, nuk e gjen dot një krim kaq shtazarak sa i mëkëmbësit të kurvit që ata 67 i vrau me dorën e vet. Megjithatë, 67 klyshat propagandistikë që ka lënë pas kurvi, të zhytur në 67 mijë pellgje gjaku, nuk e kanë hiç në ment të tunden nga istikami i krimit, jo sot, por as për 67 mijë vjet. Krimi shtazarak nuk mund të zhbëhet. Por për të vendosur një drejtësi figurative diçka duhet bërë. Për shembull s’do ishte keq që klyshave të kurvit që shkruajnë nëpër gazeta dhe bëjnë deklarata tu përplasen 67 kokat nga 67 herë pas murit. Meqënse kokat e komunistave kriminelë nuk thërrmohen lehtë, do ishte pak. Për faktin që kur u pushkatuan ata të 67, italianët kishin ikur dhe për këtë hata që bënë s’kishin asnjë arësye, s’ka pse të mos u çahet 67 herë barku me 67 thika të ndryshkura nga ato që i prodhonte uzina partizani. Për faktin tjetër që gjermanët sapo kishin ardhur dhe s’kishin ide çfarë bëhej këtu, thyerja me çekiç e 67 kockave të 67 zuzarëve në 67 copa, nuk është ide e keqe, por edhe kjo është e pamjaftueshme. Për arësye se, përtej shtazërisë së kurvit dhe mëkëmbësit të tij, në një masë të caktuar krimi makabër u bë për t’i bërë qefin serbomalazezit, nxjerrja me pahir me çengel nga barku i secilit nga 67 klyshat i 67 metrave zorrë barku, lidhja dhe shtrëngimi pas qafe të secilit këlysh me zorrët e veta, duket më se i arsyeshëm, por është dënim qesharak. Diskriminimi i pashëmbëllt fetar me muslimanë dhe kristianë myzeqeje meriton prerjen e lëkurës së trupit me brisk rroje 67 fëlliqësirave në 67 kuadrata. Gjyq me tre veta, emrat e dy prej të cilëve nuk tregohen sepse me gjasa më vonë do jenë pushkatuar edhe ata, çpimi 67 herë i kafkës së 67 klyshave me nga 67 gozhdë trarësh, nuk duket keq. Për shkak se kurvi i paska thënë mëkëmbësit që e ka tepruar jo sepse të masakruarit ishin shqiptarë, e aq më pak njerëz, por sepse kurvit i është dukur se vrasja e 67-ve “nuk na sjell fitim” është një makabritet i papërfytyrueshëm nga imagjinata e 67 Ajnshtajnave dhe e 67 milionë njerëzve që meriton nxjerrjen e syve të 67 klyshave me 67 piruna. Të mendosh se sot e kësaj dite kur kanë kaluar mbi 67 vjet, kanë mbetur qoftë edhe vetëm 67 shtazë të quajtur shqiptarë që flasin keq për 67 viktimat e pafajshme, nuk është aspak e tepërt 67 këlyshave tu ngulësh 67 hunj t’i shkosh në hell të gjallë nën zjarr të ngadaltë 67 orë rrjesht para syve të 67 mijë shqiptarëve. Pjekja në 67 tigana, zjerja në 67 kazana, ngrënia me detyrim e të pëgërave të njëritjetrit, do ishte gjithashtu pak. Që 67 klyshave tua çposh 67 kokat me nga 67 plumba, duket sikur u bën nder. Bluajtja e 67 kërrma klyshash nën 67 mokrra për 67 ditë rresht që do nxirrte miellin e duhur për të bërë një byrek të shijshëm, duket diçka e merituar. 67 klyshat pasi të ndahen në 67 copa mund të futen edhe në grirësin e frutave prejnga do dalin 67 litra gjak i zi që tu hidhet ta lëpijnë qëntë që mbrojnë krimin.

Etiketa: Edison Ypi


Ju sugjerojmë

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar
Kronikë

Droga nga Shqipëria drejt Italisë me autobusë linje, 23 persona të arrestuar

10 Korrik, 2026 1:18 pm
S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…
Rajoni

S’ka rezultat pas takimit Kurti-Hamza: Zgjedhja e presidentit është përgjegjësi e…

10 Korrik, 2026 1:15 pm
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Sport

Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen

10 Korrik, 2026 1:12 pm
Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike
Bota

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

10 Korrik, 2026 1:10 pm
Rama: Nuk do të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet
Politikë

Rama: Nuk do të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet

10 Korrik, 2026 12:41 pm
Para
1 në 7 fëmijë vdes nga ndotja

1 në 7 fëmijë vdes nga ndotja

11 leksione për jetën nga Albert Ajnshtajni

11 leksione për jetën nga Albert Ajnshtajni

Ndeshjet e sotme/ Në darkë, fillon gara e madhe e futbollit Champions League

Foto/ Champions League nis sot javën e katërt, ja supersfida e mbrëmjes
















TE FUNDIT

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po synon të vendosë kontroll mbi aktivitetin e qytetarëve në...

Lexo më shumë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
10 Korrik, 2026

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Mësohet se personat e arrestuar janë me rrezikshmëri...

Lexo më shumë

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
10 Korrik, 2026

Princ Leka dhe Blerta Celibashi janë bërë prindër të një djali të pagëzuar me emrin Aleksandër. Sipas informacioneve vogëlushi ka ardhur në...

Lexo më shumë

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
10 Korrik, 2026

12 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i madh pyjor në Los Gallardos, në provincën juglindore të Almerías, sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}