Kronikë

Lushnjë/ Përplas për vdekje një person, largohet drejtuesi i mjetit


               Publikuar në : 14:46 - 20/10/19 |
Opi Nion

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e përplasjes nga një makinë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si “tre urat” në Çermë të Lushnjes.

Viktima është identifikuar si F.M., 64 vjeç,ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e aksidentit dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe arrestimin e tij./ Opinion.al E.Xh.

Pas