Kronikë

Lushnje/Ngriti shtëpi bari bashkë me 3 shokë, arrestohet 32-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:49 - 21/01/22 |
Opi Nion

Një 32-vjeçar që ishte shpallur në kërkim pasi kishte kthyer banesën në një laborator droge është arrestuar nga policia. Autoritetet sqarojnë se Klevis (Klajdi) Kasa është arrestuar pasi akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.

Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 114 dhjetor 2021, ka vendosur për të riun masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” të kryera në bashkëpunim.

32-vjeçari në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të cilët janë arrestuar në flagrancë nga Policia në 01.04 2021, gjatë operacionit policor të koduar “Laboratori”, kishin përshtatur katin e parë dhe katin e tretë të një banese, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas