Kryeministri, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamje nga kantieri i Lungomares së re të Durrësit.
Sipas Ramës, Lungomarja e re e Durrësit do t’i japë një vlerë të re zonës bregdetare të qytetit bregdetar.
“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje nga kantieri i Lungomares së re të Durrësit, e cila do të jetë një shëtitore e bukur që bashkë me sipërfaqen e zgjeruar të rërës, do t’i japë një përmasë e vlerë të re krejt zonës bregdetare të qytetit turistik, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.