Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka vendosur që të mos vijojë bashkëpunimin me Luis Enrique, pas elimiminit të Spanjës nga Botërori që në fazën e 1/8-ve, nga Maroku.
“RFEF ka vendosur që të nisë një projekt të ri në kombëtare”, lexohet në komunikatë.
Gjysmë ore pas njoftimit të largimit, u zyrtarizua zëvendësuesi i Luis Enrique. Ai është Luis de la Fuente, deri më sot trajner i U-21 të Spanjës.