Moska u ka thënë ushtarëve rusë se lufta duhet të përfundojë deri më datën 9 maj.
Pavarësisht problemeve me të cilat po përballen forcat e Vladimir Putinit në Ukrainë, Sky news raporton se ushtarëve rusë në vend u është thënë nga eprorët e tyre se lufta duhet të përfundojë deri më 9 maj.
Ushtria ukrainase thotë se po kryhet ” propagandë e vazhdueshme në mesin e personelit të forcave të armatosura të Federatës Ruse”pasi kjo datë ka një kuptim për Moskën.
9 Maji është “Dita e Fitores” në përkujtim të fitores në Luftën e Dytë Botërore. Kjo ditë festohet me paradë në Moskë dhe konsiderohet si festa më e rëndësishme kombëtare./Opinion.al