Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid është shprehur ditën e sotme se vendet e huaja duhet të ndalojnë “inkurajimin” e afganëve për t’u larguar nga vendi, pasi Afganistanit i duhen personalitetet.
Në fjalën e tij ai tha se shtetasit afganë duhet të kthehen në shtëpitë e tyre, në punë dhe në jetën normale, pasi nuk ka “asnjë rrezik” për ta.
“Le të jetojmë së bashku. Lufta për ne ka përfunduar, “shtoi ai.
Siç është raportuar më herët, OKB -ja ka thënë se ka raporte “të besueshme” se talebanët po kryejnë ekzekutime.
Rreth 50,000 të huaj dhe afganë janë larguar nga vendi nga aeroporti i Kabulit që kur grupi i talebanëve mori pushtetin nëntë ditë më parë./Opinion.al