Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lufta në Ukrainë rrit vigjilencën në Kosovë

2022/02/25 at 8:35 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lufta në Ukrainë rrit vigjilencën në Kosovë

Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti kanë thënë se kanë marrë masa shtesë për sigurinë.


Ata nuk kanë dhënë detaje rreth tyre, por kanë njoftuar për një varg takimesh që kanë zhvilluar me përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë – vendorë e ndërkombëtarë.

Më 23 shkurt, Këshilli i Sigurisë i Kosovës ka mbajtur po ashtu një takim.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, ky takim ka prodhuar disa konkluzione në lidhje me bashkëpunimin midis Kosovës dhe partnerëve nga Bashkimi Evropian, NATO-ja, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, por, “detajet nuk mund të bëhen publike”, për shkak të “ndjeshmërisë së situatës”.

“Kosova rrethohet me tre vende anëtare të NATO-s [Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut], ndërsa e ka NATO-n brenda me rreth 3,700 ushtarë nga 28 vende aleate. Në të njëjtën kohë, e kemi edhe Forcën e Sigurisë [së Kosovës], e cila çdo ditë e më shumë po avancohet, sidomos falë bashkëpunimit me SHBA-në dhe NATO-n”, thotë Kryeziu.

Në reagimin e parë pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë, më 24 shkurt, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ky akt e ka dëmtuar paqen në Evropë, por është zotuar se NATO-ja do të mbrojë çdo pjesë të territorit të aleancës.

Një zyrtar i NATO-s ka konfirmuar për REL-in se misioni paqeruajtës i aleancës në Kosovë, KFOR, ka “qëndrim fleksibil dhe të qartë në terren”, i cili, siç ka thënë ai, “mundëson trajtimin e menjëhershëm të çdo zhvillimi që mund të ndikojë në situatën e sigurisë”.

Forcat e NATO-s janë të pranishme në Kosovë qysh në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të luftës dhe tërheqjes së forcave serbe.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar informacione nga Presidenca e Kosovës, rreth përgatitjeve ose masave të sigurisë që mund të jenë ndërmarrë, por nuk ka marrë përgjigje.

Në një intervistë për televizionin Klan Kosova, presidentja Vjosa Osmani, e cila njëherësh është edhe komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se planet operative janë bërë tash e një kohë të gjatë.

“Sa u përket përgatitjeve tona, unë dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës se institucionet e sigurisë, duke filluar nga Policia e Kosovës, me të gjitha njësitë e saj, e deri te struktura inteligjente dhe ushtria e Kosovës – e cila ka mandat t’i mbrojë qytetarët, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit – janë të përgatitura që një kohë, që të reagojnë në situata të tilla…”, ka thënë Osmani.

Në rast të kërcënimit të sigurisë nga faktorë të jashtëm, ka shtuar ajo, forcat e sigurisë së Kosovës, bashkë me KFOR-in, janë të angazhuara për ruajtjen e sigurisë në të gjithë territorin, e sidomos në veriun e banuar me shumicë serbe, ku gjendja e sigurisë është e brishtë.

Berisha: Kapacitetet mbrojtëse të rriten

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Rrustem Berisha, thotë se sfidat globale të sigurisë padyshim se ndikojnë edhe në sfidat e brendshme të Kosovës.

“Kosova, në këtë situatë, duhet të jetë kontribuuese në paqe”, thotë ai.

“Rusia tenton të ketë ndikim edhe në Ballkanin Perëndimor. Këtë ndikim do ta shtrijë përmes Serbisë. Kosova ende nuk ka arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë [për normalizimin e marrëdhënieve]. Ky, në një formë, është front i hapur… në kuptimin e asaj që nëse Rusinë nuk arrin dikush ta ndalë dhe ajo fuqizohet me veprimet e saj luftarake, sigurisht se edhe Serbia do të shfrytëzojë një mundësi për të hapur një konflikt të ri në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë”, thotë Berisha.

Serbia vazhdon ta kundërshtojë fuqishëm pavarësinë e Kosovës edhe 14 vjet pas shpalljes së saj.

Rusia, një nga mbështetëset më të mëdha të Serbisë, e pengon anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Berisha thotë se kapacitetet ushtarake të Kosovës duhet të forcohen.

“Problem është armatimi, sidomos në situatën e tranzicionit, në të cilën gjendet Forca e Sigurisë së Kosovës. FSK-ja nuk i ka arritur ende kapacitetet e veta operacionale. Duhet të rrisë dinamikën e blerjes së armatimit dhe të stërvitjeve”, thotë ai.

Forca e Sigurisë e Kosovës është në proces të transformimit në ushtri.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjet për këtë transformim në vitin 2018.

Përgjegjësitë e reja të FSK-së, mes tjerash, kanë të bëjnë me ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe të qytetarëve, pronave dhe interesave të vendit.

Aktualisht, FSK-ja ka rreth 2,500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, që pritet të zgjasë dhjetë vjet, ky numër pritet të rritet mbi 7,500 dhe të përfshijë pjesëtarët aktivë dhe ata rezervistë.

Buxheti që ka ndarë Qeveria e Kosovës për FSK-në për vitin 2022 kap vlerën e mbi 100 milionë eurove.

Shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Sefer Isufi, thotë se siguria e Kosovës “garantohet nga aftësitë dhe kapacitetet shtetërore, në bashkëveprim me SHBA-në dhe NATO-n”.

“FSK është në proces të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit. Në fokus ka blerjen e sistemeve ushtarake që do t’i kompletojnë formacionet tona ushtarake për kryerjen e detyrave ligjore dhe të misionit”, thotë Isufi për Radion Evropa e Lirë.

Me donacionin e fundit nga SHBA-ja, Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar 55 automjete ushtarake në vitin 2021.

Një vit më herët, më 2020, Kosova ka blerë automjete të blinduara – po ashtu nga SHBA-ja. Atëbotë, nga FSK-ja kanë thënë se blerjet janë bërë bazuar në kërkesat dhe nevojat që i ka FSK-ja. Kosova ka blerë automjete ushtarake edhe nga Turqia./ REL



Ju sugjerojmë

Tragjike në Mat/ Ishte duke u larë në lumë, 22-vjeçari humb jetën pas zhytjes në ujë
Aktualitet

Tragjike në Mat/ Ishte duke u larë në lumë, 22-vjeçari humb jetën pas zhytjes në ujë

15 Qershor, 2025 7:31 pm
Greqi/U hodh në lumë të shpëtonte të miturit,shqiptari:S’e bëra për nënshtetësinë..
Aktualitet

Greqi/U hodh në lumë të shpëtonte të miturit,shqiptari:S’e bëra për nënshtetësinë..

15 Qershor, 2025 7:07 pm
Presidenti i Iranit-Izraelit: Nëse sulmet vazhdojnë, përgjigjja jonë më e ashpër
Bota

Presidenti i Iranit-Izraelit: Nëse sulmet vazhdojnë, përgjigjja jonë më e ashpër

15 Qershor, 2025 6:47 pm
E Diela Shqiptare –“Barkderr!” Zamira ‘shpërthen’ ndaj kunatit
Aktualitet

E Diela Shqiptare –“Barkderr!” Zamira ‘shpërthen’ ndaj kunatit

15 Qershor, 2025 6:35 pm
5 shqiptarë të bllokuar në Izrael/ Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi
Aktualitet

5 shqiptarë të bllokuar në Izrael/ Kumbe: Po punojmë për rikthimin e tyre në shtëpi

15 Qershor, 2025 6:27 pm
Bedriu hyn me tufën e luleve në duar, lë pa fjalë Gjebrean dhe Çobanin me..
Aktualitet

Bedriu hyn me tufën e luleve në duar, lë pa fjalë Gjebrean dhe Çobanin me..

15 Qershor, 2025 6:21 pm
“Shihemi në Gjyq”- Kunati në alarm: Më thonë ke dy gra
Aktualitet

“Shihemi në Gjyq”- Kunati në alarm: Më thonë ke dy gra

15 Qershor, 2025 6:13 pm
Teksa sulmet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve në luftë
Bota

Teksa sulmet vazhdojnë, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve në luftë

15 Qershor, 2025 5:40 pm
“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe
Aktualitet

“Jam vajza më krenare!” Babë e bijë, bashkë për një ëndërr të madhe

15 Qershor, 2025 5:19 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

‘Iran-Izrael’, Trump:Do ta parandaloj këtë luftë siç bëra me konfliktin Kosovë-Serbi

15 Qershor, 2025 5:09 pm
Para
Biden telefonon presidentin e Ukrainës:U diskutua për një koalicion kundër luftës

Biden telefonon presidentin e Ukrainës:U diskutua për një koalicion kundër luftës

Shqiptarja publikon videon teksa largohet nga Ukraina me fëmijën, burri në luftë

Shqiptarja publikon videon teksa largohet nga Ukraina me fëmijën, burri në luftë

Kryebashkiaku i Kievit: 5 shpërthime në kryeqytet, nata do jetë e vështirë

Kryebashkiaku i Kievit: 5 shpërthime në kryeqytet, nata do jetë e vështirë
















TE FUNDIT

Tragjike në Mat/ Ishte duke u larë në lumë, 22-vjeçari humb jetën pas zhytjes në ujë

Tragjike në Mat/ Ishte duke u larë në lumë, 22-vjeçari humb jetën pas zhytjes në ujë
15 Qershor, 2025

Në afërsi të Milotit, një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të dielë ku një i ri 22-vjeçar ka humbur jetën...

Lexo më shumë

Greqi/U hodh në lumë të shpëtonte të miturit,shqiptari:S’e bëra për nënshtetësinë..

Greqi/U hodh në lumë të shpëtonte të miturit,shqiptari:S’e bëra për nënshtetësinë..
15 Qershor, 2025

Levian Goga është shqiptari që u hodh pa u menduar dy herë në lumin Arahthos për të shpëtuar dy fëmijë,...

Lexo më shumë

Presidenti i Iranit-Izraelit: Nëse sulmet vazhdojnë, përgjigjja jonë më e ashpër

Presidenti i Iranit-Izraelit: Nëse sulmet vazhdojnë, përgjigjja jonë më e ashpër
15 Qershor, 2025

Massoud Pezeshkian, president i Iranit ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Izraelit pas sulmeve të fundit ajrore. ‘Nëse sulmet...

Lexo më shumë

E Diela Shqiptare –“Barkderr!” Zamira ‘shpërthen’ ndaj kunatit

E Diela Shqiptare –“Barkderr!” Zamira ‘shpërthen’ ndaj kunatit
15 Qershor, 2025

“Shihemi në Gjyq” nisi me lule këtë herë, por jo për personin që Bedriu ka ftuar në rubrikën e së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com