Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqi/U hodh në lumë të shpëtonte të miturit,shqiptari:S’e bëra për nënshtetësinë..

2025/06/15 at 7:07 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqi/U hodh në lumë të shpëtonte të miturit,shqiptari:S’e bëra për nënshtetësinë..

Levian Goga është shqiptari që u hodh pa u menduar dy herë në lumin Arahthos për të shpëtuar dy fëmijë, 12 dhe 14 vjeç, javën që lamë pas. Në një intervistë për mediat greke ai tha se :“Jam baba dhe bëra atë që do të bënte çdo prind për një fëmijë në rrezik.”

Edhe pse ai arriti t’i nxjerrë djemtë nga lumi, fatkeqësisht të miturit pësuan vdekje klinike dhe prindërit e tyre vendosën të dhurojnë organet.

Në një intervistë për mediat greke, Levian Goga tha se nuk kishte motiv as për famë e as për përfitime. “E bëra sepse mendova se ishte fëmija im aty brenda. Nuk bëra heroizëm, bëra atë që më diktoi zemra. Do t’i bëj tatuazh fëmijët për t’i pasur gjithmonë në zemrën time,” u shpreh ai me emocione.

Në lidhje me lajmin që i është dhënë nënshtetësia greke pas aktit të tij të guximshëm, ai theksoi qartë: “Nuk e bëra për nënshtetësinë. Jam 20 vjet këtu, herë me dokumente, herë pa. Erdha në Greqi 17 vjeç, tani jam 41. Kjo është vendi ku kam kaluar jetën. Nuk kam shkuar askund tjetër, as në Itali. Greqia është si atdheu im i dytë.”

Në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore, emigranti shqiptar tha se është në gjendje të mirë, por ka pak ujë dhe gjak në mushkëri.

“Kam pak ujë dhe gjak në mushkëri, por jam mirë. Falënderoj mjekët që u kujdesën për mua dhe për fëmijët. Kam marrë telefonata nga gjithë Greqia. Nga njerëz të thjeshtë, ministra, të gjithë ata që e panë numrin tim, më kanë telefonuar”, tha ai.

Levian bëri edhe një thirrje prekëse për të ndihmuar prindërit e 12-vjeçarit që humbi jetën, të cilët janë emigrantë dhe nuk kanë dokumente të rregullta.

“I lutem shtetit t’i ndihmojë. Kanë vetëm 20 ditë afat me dokumentet dhe rrezikojnë gjobë nëse dalin nga vendi. Do të donin të qëndronin këtu, të vendosin një lule mbi varrin e djalit të tyre. Ndihmojini”, është shprehur ai për MEGA.

Duke folur për vendin ku ndodhi tragjedia, ai bëri apel që të merren masa, pasi është shumë i rrezikshëm.

“Aty lumi është shumë i thellë, deri në 7 metra. Është shumë i rrezikshëm. Duhet vendosur një tabelë paralajmëruese që të mos përsëritet më kjo tragjedi. Fëmijët janë fëmijë, nuk mund t’i ndalosh gjithmonë. Nuk mund të jesh 24 orë pas tyre”, tha ai.

Ju sugjerojmë

Shkodër, bizneset heqin strukturat metalike/ Hapësirat publike i kthehen qytetarëve
Aktualitet

Shkodër, bizneset heqin strukturat metalike/ Hapësirat publike i kthehen qytetarëve

18 Korrik, 2025 11:53 am
FSHF hedh shortin për sezonin e ri të Superligës
Sport

FSHF hedh shortin për sezonin e ri të Superligës

18 Korrik, 2025 11:50 am
Ministria e Drejtësisë-UT, marrëveshje për trajnimin e përkthyesve zyrtarë/Hap kyç..
Aktualitet

Ministria e Drejtësisë-UT, marrëveshje për trajnimin e përkthyesve zyrtarë/Hap kyç..

18 Korrik, 2025 11:28 am
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive
Aktualitet

24 vatra në 24 orët e fundit/ 4 prej tyre ende aktive, mbi 150 hektarë të djegura

18 Korrik, 2025 11:20 am
Borsh, ndezi zjarr për pastrim/Digjet një sipërfaqe toke kullotë, e pëson 51 vjeçari
Kronikë

Borsh, ndezi zjarr për pastrim/Digjet një sipërfaqe toke kullotë, e pëson 51 vjeçari

18 Korrik, 2025 11:19 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

Mot përvëlues këtë fundjavë, nisin ditët më të nxehta të verës

18 Korrik, 2025 11:08 am
Mbyllet edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam shqiptar”
Aktualitet

Mbyllet edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam shqiptar”

18 Korrik, 2025 11:02 am
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…

18 Korrik, 2025 11:00 am
“Të bëhemi partnerë”/ Rama me përfaqësues të teknologjisë: Me sulmet kibernetike…
Aktualitet

“Të bëhemi partnerë”/ Rama me përfaqësues të teknologjisë: Me sulmet kibernetike…

18 Korrik, 2025 10:50 am
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit

18 Korrik, 2025 10:42 am
Para
Tragjike në Mat/ Ishte duke u larë në lumë, 22-vjeçari humb jetën pas zhytjes në ujë

Tragjike në Mat/ Ishte duke u larë në lumë, 22-vjeçari humb jetën pas zhytjes në ujë

Izraeli godet një aeroport në Iran/ Objektiv, një avion furnizimi

Izraeli godet një aeroport në Iran/ Objektiv, një avion furnizimi

Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë

“Jo një holokaust të II!”/Netanyahu: Goditëm Iranin se po krijonte armë bërthamore

TE FUNDIT

Shkodër, bizneset heqin strukturat metalike/ Hapësirat publike i kthehen qytetarëve

Shkodër, bizneset heqin strukturat metalike/ Hapësirat publike i kthehen qytetarëve
18 Korrik, 2025

Pas “ultimatumit” të kryeministrit për lirimin e hapësirave publike, vijon aksioni në qytetet e vendit. Konkretisht, kreu i Bashkisë së...

Lexo më shumë

FSHF hedh shortin për sezonin e ri të Superligës

FSHF hedh shortin për sezonin e ri të Superligës
18 Korrik, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur sot shortin për Kategorinë Superiore, për edicionin 2025-2026. Ky edicion do të jetë edicioni...

Lexo më shumë

Ministria e Drejtësisë-UT, marrëveshje për trajnimin e përkthyesve zyrtarë/Hap kyç..

Ministria e Drejtësisë-UT, marrëveshje për trajnimin e përkthyesve zyrtarë/Hap kyç..
18 Korrik, 2025

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Tiranës u zhvillua sot ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Universitetit...

Lexo më shumë

24 vatra në 24 orët e fundit/ 4 prej tyre ende aktive, mbi 150 hektarë të djegura

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive
18 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 24 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com