Polonia po përgatit një tren mjekësor për të transportuar ukrainasit e plagosur nga pushtimi rus.
Në një deklaratë për newswire, ministri i shëndetësisë së Polonisë tha: Polonia po përgatitet të pranojë emigrantë nga Ukraina, përfshirë qytetarët ukrainas të prekur nga konflikti i armatosur.
Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që çdo person që hyn në territorin e Polonisë të ketë akses në kujdesin shëndetësor, përfshirë shtrimin në spital. Në spitale po përgatiten shtretër për pranimin e të plagosurve.
Gjithashtu, ministri i Shëndetësisë Adam Niedzielski, tha se Polonia kishte përgatitur një listë me 120 spitale ku mund të trajtoheshin personat e prekur nga konflikti në Ukrainë./Opinion.al