Administrata ruse duket se synon të izolojë qytetarët e saj nga informacionet që shpërndahen në rrjetet sociale. Pas “Facebook”, në Rusi është bllokuar edhe “Twitter” në të gjithë vendin.
Agjencia e lajmeve interfax bën me dije se zyrtarët rusë kanë dhënë urdhër për bllokimin e “Twitter” në vend, duke bllokuar kështu një tjetër dritare informacioni për qytetarët e saj.
Rusët po synojnë që të izolojnë nga çdo lloj informacioni nga bota e jashtme qytetarët e tyre, në mënyrë që të mos krijojnë pakënaqësi në popullsi.