Aktualitet

Banorët ankohen për erën, gjendet i dekompozuar fqinji


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:13 - 04/03/22 |
Opi Nion

Emisioni “stop” shkoi në lagjen “Çlirimi” në Elbasan, pasi banorë të një pallati kanë një problematikë. Ata thonë se prej gati 8 vitesh në katin e parë  banon një person me prapambetje mendore, i cili mbledh mbeturina dhe ka probleme me higjienën.

“Në hyrjen tonë banon një person që është mbi 45 vjeç dhe është me probleme të shëndetit mendor. Ai mbledh mbeturina dhe i fut në banesën e tij. Është bërë problematike disa herë”, tha një banor.

Veç kësaj ai mban edhe një qen që shqetëson banorët, pasi disa prej tyre i ka kafshuar. Ata thonë, se kanë bërë ankesa në bashki e në polici, por askush nuk ka bërë gjë.

“Mban një qen, i cili është bërë problematik pasi ka kafshuar disa banorë. Zonja u kafshua nga qeni, bëri denoncim në bashki dhe asnjë nuk u interesua asnjë njeri”.

“Stop” komunikoi me drejtuesin e Kujdesit Social në Bashki, Shefki Lika, i cili thotë, se nuk është përgjegjësia e tij dhe nuk merret ai me këtë problem.

Gazetarja: Kam një rast që shqetëson disa banorë të një pallati në lagjen “Çlirimi” që është afër ambulancës. Një person, i cili sipas banorëve ka probleme të shëndetit mendor, ideja është që ne të bashkëpunojmë sa i përket këtij rasti që çfarë është bërë? A keni informacion për jëtë zotëri? Si mund të zgjidhet ky rast.

Shefki Lika: Atëherë, zonjë unë merrem me shërbimet sociale dhe nuk merrem me rastet, kush ankohet nga banorët. Grumbullon mbeturina, s’grumbullon mbeturina. Ia kam thënë dhe atë ditë zëdhënësit të bashkisë. Ka instanca të tjera bashkia, që merren me atë punë.  Ka njësi administrative. Ka polici bashkiake. Ka inspektorat mjedisi. Merren këta me atë.

Gazetarja: Nga ana sociale duhet të shihni se kush kujdeset, ku duhet të jetë…

Shefki Lika: Ka njësi administrative.

Gazetarja: Po a jeni ju drejtuesi i Shërbimit Social?

Shefki Lika: Po ç’lidhje ka me Shërbimin Social? Ai nuk është Shërbim Social. Nuk është Shërbim Social ai.

Gazetarja: Si nuk është shërbim social…

Shefki Lika: Unë nuk kam asnjë ankesë. Unë si drejtori nuk kam ankesa për atë. Nga ana sociale, por të merren instancat e tjera njëherë, pastaj merrem unë si Shërbim Social.

Gazetarja: Ju keni dijeni për rastin?

Shefki Lika: Megjithatë zonjë, sot ka shkuar një punonjësi im, bashkë me instancat e tjera të bashkisë po merren me atë rastin.

Gazetarja: Çfarë do t’i bëjmë

Shefki Lika: Ta shikojmë, çfarë do rezultojë. Se nuk bëhen kështu në ajër punët. Do e çojnë në psikiatri, a ku do e çojnë.

Gazetarja: Kanë shkuar sot sepse unë isha javën e kaluar

Shefki Lika: Hajd, gjithë të mirat!

Gazetarja: Jo gjithë të mirat, çfarë do bëhet me rastin?

Shefki Lika: Do ta verifikojmë dhe çfarë të dali. Do ta verifikojmë dhe cfarë të rezultojë, do ta shikojmë!

Gazetarja: Në bazë të një rregulloreje që mund të ketë Shërbimi Social, si mund tyë veprojmë në këtë rast?

Shefki Lika: Nuk e kam atë rregullore. Të lutem, mua mos më shqetëso! Bjeri instancave të tjera! Nuk merrem unë me atë. Hajd…!

Por pas vënies në dijeni nga emisioni Stop, u ngrit një grup pune nga Shërbimi Social, Inspektorati i Mjedisit dhe Policia për të verifikuar situatën e personit, për të cilin u ankuan komshinjtë. Pas inspektimit të bërë nga Bashkia e Elbasanit, u mësua se personi në fjalë kishte ndërruar jetë nuk dihet se kur.

“Pardje erdhën të policisë, bashkisë, shëndetësisë. Erdhi personi që merret me qentë, kapet qeni. Aty brenda tha që ishte një njeri i shtrirë. Po zotëria që rrinte aty kishte vdekur dhe kishin filluar qentë që ta hanin. E morën, e hoqën. Sot erdhën se e bëmë alarmante nga era, por përsëri brenda është ujë shtëpia dhe shumë e pistë”, tha një banorë.

Ndërkohë në Bashkinë e Elbasanit, askush nuk mban përgjegjësi. Madje as nuk kanë lajmëruar që banori në fjalë është gjetur i vdekur.

Zëdhënësi i Bashkisë Elbasan: Tani ata s’kanë kthyer përgjigje, por po ta jap me aq sa kam marrë vesh unë. Ai personi është gjendur i vdekur aty.

Gazetarja: Lajmin e mora vesh, e mora vesh që është gjetur i vdekur. Ti duhej të më lajmëroje mua që ishte gjetur i vdekur.

Zëdhënësi i Bashkisë Elbasan: Ngaqë ishte i vdekur s’kishte raport.

Gazetarja: Shumë mirë mund të ma kishe thënë këtë sepse ty ta referova rastin.

Zëdhënësi i Bashkisë Elbasan: Po pra, këtu ishte problemi, se s’kishte raport.

Gazetarja: Kishte diçka që ky personi është gjetur i vdekur, sepse shkuat pasi ju thashë unë sepse përndryshe nuk do kishit shkuar ta gjenit.

Zëdhënësi i Bashkisë Elbasan: Po pra, po!/  Tv Klan

Pas