Ministrat e jashtëm të dy vendeve, Ukrainës dhe Rusisë kanë rënë dakord të takohen nesër në Turqi për të zhvilluar bisedime lidhur me luftën që Rusia po bën në Ukrainë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se shpreson se takimi në resortin jugor të Antalias do të “hapë derën për një armëpushim të përhershëm”.
Kujtojmë se Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se do të ndjekë qëllimet e tij qoftë përmes negociatave apo veprimeve ushtarake.
Turqia është anëtare e NATO-s, por presidenti i saj është përpjekur të krijojë një qëndrim të ndryshëm nga vendet perëndimore për pushtimin rus .Teksa ai tha se Turqia nuk e pranonte atë që po ndodhte me ukrainasit, për sanksionet u shpreh se ishin “pothuajse shndërruar në një gjueti shtrigash kundër popullit, letërsisë, studentëve dhe artistëve rus”.