Kronikë

Qendër masazhi për prostitucion, lirohet pronari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:45 - 09/03/22 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia, Alban Dyrmishin, i cili akuzohet se shfrytëzonte dy vajza për prostitucion në një qendër masazhi. Trupa gjykuese ka caktuar për Dyrmishin masën “arrest shtëpie”, duke pranuar dhe kërkesën e prokurorisë.

Gjatë seancës gjyqësore, por dhe gjatë marrjes në pyetje nga policia, Dyrmishi ka mohuar të ketë patur dijeni për aktivitetin e paligjshëm që ushtrohej aty. Sipas 29-vjeçarit, punonjëset e qendrës së masazhit kryenin prostitucion jashtë kushteve të kontratës që ai i ka punësuar. Dyrmishi kishte marrë me qira apartamentin prej 2 vitesh dhe i vetmi pezullim aktiviteti që ka kryer ka qenë për dy muaj, kur nisi pandemia.

Streha e prostitucionit e quajtur “Power Hand” ishte pozicionuar në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, në katin e pestë të një pallati. Pas zhvillimit të operacionit nga ana e hetuesve dy punonjëset moshës 19 dhe 20 vjeçe janë proceduar penalisht. Po ashtu dyshohet se aktiviteti i paligjshëm kishte kohë që ushtrohej nga dy të rejat.

Ndërsa në derën e hyrjes për në qendrën e masazhit “Power Hand” ishte e vendosur edhe një kamera sigurie, serveri i së cilës është sekuestruar, për të mësuar nëse ka patur dhe vajza të tjera të punësuara./Klan News

Pas