Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Lufta e varreve”, prokurori: Kemi halle me të gjallët, s’na del koha për të vdekurit

2018/04/17 at 7:34 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Denoncimi në emisionin Boom: 3 fëmijë në një varr!

Emisioni investigativ BOOM ka vazhduar edhe sot pjesën e dytë të “luftës së varreve” mes dy familjeve në fshatin Bilaj të Krujës, ku tre fëmijë janë varrosur në të njëjtin varr.


Pasi dy familjet nuk gjetën zgjidhje mes tyre, çështja i ka kaluar edhe institucioneve shtetërore.

BOOM iu drejtua bashkisë së Krujës, pasi kryeplaku i fshatit Bilaj tha se bashkia ka dhënë leje. Gazetarja Arjana Loce kontaktoi në telefon me sekretarin e përgjithshëm duke thënë se nuk ndërhyjnë dot në këtë konflikt, pasi bashkia nuk ka kompetenca, sepse nuk bëhet fjalë për varrezë publike.

Konflikti mes dy fiseve katolike ka rënë në dorën e një myslimani. Prokurori Bujar Memia, në prokurorinë e Krujës, është besimtar mysliman i devotshëm dhe duke e kërkuar,  denoncuesit i thanë se e gjen në xhami, se ka shkuar të falet. Para derës së xhamisë , në bisedë e sipër prokurori i thotë gazetares se është më mirë të merren me të gjallët se sa me të vdekurit, pasi në këtë kohë ka shumë probleme me të gjallët.

Ndërkohë Pal Perlesi i kërkon prokurorit se përse nuk e ka thirrur asnjë herë , por ka mbyllur hetimet brenda pak ditësh, por Prokurori është i vendosur, ndoshta edhe nga ana fetare, nuk është mirë të merresh me të vdekurit. Pyetja është kur Prokurorit si del koha për tu marrë me të gjallët, e jo më me të vdekurit, si i del koha të shkoj në xhami gjatë orarit zyrtar të punës

Denoncuesi: Po kërkoja një prokuror këtu brenda.

Prokurori:  Unë jam unë, pse çfarë ka?

Denoncuesi: Kam bërë një denoncim në policinë e Fushë Krujës para vitit të ri dhe ka ardhur në Prokuori.Si e ke mbyll çështjen ti pa më thirrur mua, ka mundësi?

Prokurori: Po ça ke ardh me ndonjë gazetar?

Denoncuesi: Nuk më ke thirr asnjëherë.

Prokurori:  Çdo gjë me shkrim zotëri.As nuk mbyll e as nuk hap. Dole para derës së xhamisë dhe kaq po të flas. Dakord? Unë as nuk mbyll, as nuk hap.

Gazetarja: Si jeni mirë? Meqenëse përmendët gazetaren, s`e dhe unë po ju prisja, por duke qenë se nuk ishit në punë, më thanë se ishit në xhami.

Prokurori:  Po, ka dashtë Zoti.

Gazetarja: E para, duhet të ishte thirrur dhe zotëria që ka qenë denoncuesi, ose hallexhiu?

Prokurori:  Dëgjo mu,ti gazetare je?

Gazetarja: Gazetare jam.

Prokurori: Emrin të lutem?

Gazetarja: Arjana.

Prokurori: Arjana unë jam Bujari, gëzohem.

Gazetarja: Gjithashtu.

Prokurori: Ku punon?

Gazetarja: Në Ora Neës, në emisionin “Boom”

Prokurori: “Boom”, MashaAllah!

Prokurori: Çdo lloj kallëzimi, nga ka ardhur ky? Nga komisariati i policisë?

Gazetarja: I policisë Krujë, po.

Prokurori: Shumë mirë, ka rezultuar që nuk është vepër penale.

Gazetarja: Si ka rezultuar?

Prokurori: Sipas kësaj që është.

Gazetarja: Domethënë u pyetën palët?Po, e lexova, e kam lexuar po është pak e paqartë prandaj po vijmë dhe po ju pyesim ju.

Zotëria u thirr, sepse ky ishte denoncuesi dhe besoj që dëshmia e tij ka pas shumë rëndësi.Pse nuk u thirr zotëria, e para?

Prokurori: Sepse nuk diktohet a do të thirret doemos. Kur është çështja lehtësisht e zgjidhshme …

Gazetarja: Po kjo është shumë e komplikuar realisht si çështje.

Prokurori: Ti a më ke ardhur mua ndonjëherë more zotëri? Mirë unë nuk të kam thirrur more zotëri, ti a më ke pa?

Gazetarja: Po, të ka ardhur.

Denoncuesi: Të kam ardhur katër herë.

Prokurori: Me më pa mu?

Denoncuesi: Dhe nuk të kam parë, as të kam takuar.

Gazetarja: Po se ka lejuar njeri more zotëri.

Prokurori: A më ke pa mua? Edhe njëherë, edhe njëherë të lutem. Mos abuzo, se je në derë të xhamisë.

Prokurori: Mua më ke ardh, a më ke pa ndonjëherë me sy, mu si person.

Denoncuesi: Vetëm sot po të shoh.

Gazetarja: Po jo se s`të ka kërkuar,të ka kërkuar.

Prokurori: Më ka kërkuar, edhe njëherë.

Gazetarja: Po ja dhe sot erdhëm të kërkuam nuk të gjetëm, të kërkuam deri këtu.

Prokurori: Oj zonjë jam në punë unë.

Gazetarja: Po mirë je në punë, dakord, në rregull.

Prokurori: 5 minuta u shkëputa, ça problemi ka tani?

Gazetarja: Po, nuk ka problem, prandaj po të them që ne të kemi kërkuar dhe po të kërkojmë përsëri. Thjesht jemi të zbardhet e vërteta,por këtu ka ngelur e pazbardhur totalisht. Thjesht është mbyllur edhe as nuk është bërë ndonjë përpjekje për tu zbardhur.

Prokurori: KEMI AQ SHUMË PROBLEME ME TË GJALLËT , kena shumë probleme si Shqipëri  edhe ju keni më shumë probleme me të gjallët, SESA TË MERREMI ME TË VDEKURIT! Pa i anashkalu këta.

Gazetarja: Po si, domethënë kemi shumë probleme me të gjallët dhe nuk do merremi dot me të vdekurit, thoni ju?

Prokurori: Jo, po është më mirë. Është më cilësore.

 

Etiketa: lufta e varreveprokurorite gjallet dhe te vdekurit


Ju sugjerojmë

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet
Aktualitet

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet

17 Korrik, 2026 1:33 pm
Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme
Kryesore

Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme

17 Korrik, 2026 12:50 pm
Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve
Kronikë

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve

17 Korrik, 2026 12:05 pm
BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
Kryesore

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

17 Korrik, 2026 10:37 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

17 Korrik, 2026 9:37 am
Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
Kronikë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

17 Korrik, 2026 9:25 am
SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
Bota

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

17 Korrik, 2026 8:40 am
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Para
“Nuk dua t’i shoh më”, Mourinho bën gati listën e largimeve

"Nuk dua t’i shoh më", Mourinho bën gati listën e largimeve

I vogli nuk ndahet nga nëna e ngordhur edhe pas ndërhyrjes së rojeve

I vogli nuk ndahet nga nëna e ngordhur edhe pas ndërhyrjes së rojeve

Habit Andrea Pirlo: Edhe kur luaja, nuk ia lija vetes mangët disa gota me alkool

Habit Andrea Pirlo: Edhe kur luaja, nuk ia lija vetes mangët disa gota me alkool
















TE FUNDIT

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
17 Korrik, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka publikuar të dhëna mbi ecurinë e hyrjeve të shtetasve të huaj...

Lexo më shumë

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
17 Korrik, 2026

Kombëtarja e Futbollit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do...

Lexo më shumë

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
17 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë dita e 48-të e tubimit. Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë ku kanë...

Lexo më shumë

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
17 Korrik, 2026

Pamjet e publikuara me dron nga zjarrfikësit e Madridit të premten tregojnë pasojat e zjarrit pyjor që detyroi evakuimin dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}