Rajoni

Lufta, ambasada e SHBA: Mohimi i mizorive në Kosovë, ofendim për viktimat


               Publikuar në : 19:31 - 15/04/19 |
Opi Nion

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë në përkujtim të 20 vjetorit të mizorive të luftës ka ngushëlluar familjet e viktimave.

Në njoftimin e ambasadës  amerikane në Kosovë, thuhet gjithashtu se të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik.

 “Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne po ashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së./ Opinion.al E.Xh.

Pas