Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Luçiano Boçi: Universiteti publik shqiptar vuan, i mbetur si mall pa zot

2018/10/15 at 4:08 PM
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Luçiano Boçi: Universiteti publik shqiptar vuan, i mbetur si mall pa zot

Deputeti i Partisë Demokratike njëherazi dhe pedagog në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan , Luçiano Boçi ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook në lidhje me nisjen e sezonit akademik.


Ai ka theksuar se universiteti është në kushtet e mbijetesës dhe një kaosi të pashembullt.

“Të rinjve gjithnjë e më shumë i imponohet eksodi akademik. Besimi i studentit shqiptar është afër zeros dhe përçmimi në kuotat më të larta. Pasi i braktisën nga buxhetimi e financimi i detyruar, pasi i imponuan një ligj klientelist e antikushtetues, Rama e Nikolla i serviren Universiteteve e maturantëve një proces kuotimi e pranimi jashtë çdo standarti meritokracie, preference e transparence. Proces ky, që nuk konsideron as zhvillimin ekonomik, rajonal e strategjik e as tregun e punës.”

“Rama e Nikolla, si binom paaftësie e papërgjegjshmërie, mund të lavdërohen e t’i bien gjoksit fort sot, për faktin unikal të mbylljes së degëve tradicionale në disa prej Universiteteve të rretheve, por dhe të mos hapjes së disa të rejave. Inisiativa e tyre për të emërtuar nga padija klasike që i karakterizon, degë mësuesie degët që kanë shumë alternativa të tjera dhe vendosja e kritereve pa masa shtesë stimuluese, solli këtë pasojë”-shkroi ai ndër të tjera.

Postimi i plotë i deputetit:

KATANDISJA E UNIVERSITETIT PUBLIK

(Në vend të një urimi) I mbetur si mall pa zot, që nuk i përket as stafeve akademike dhe as qeverisë, i nëpërkëmbur dhe i zhvlerësuar në çdo aspekt, Universiteti publik shqiptar, vuan sot agoninë e një ekzistence që pret të këputet.

Ligji absurd i Arsimit të lartë ishte forca shtytëse që i dha atij goditjen fatale, për ta lënë atë dhe tërë sistemin e lartë arsimor në një rënie të lirë drejt rrënimit. Zelli ministror, i mveshur me komplekset e inferioritetit, i vendosi Universitet publike para togës së pushkatimit të injorancës qeveritare . Deformimi organizativ, akademik, financues, i imponuar nga e ashtëquajtura reformë, ka atrofizuar plotësisht kërkimin shkencor brenda tyre, ka ndërtuar një dualitet konfliktual midis akademizmit dhe administrimit dhe e ka zhytur transmetimin e dijes brenda një informaliteti marramendës.

Të lënë mes katër rrugëve nga shteti, Universitetet publike janë zhytur në një kacafytje ”gladiatorësh” mes tyre dhe me ato private, për të thithur sa më shumë “mish” të freskët nga tregu fiktiv i pranimeve në Universitet, për të mbajtur stafet e frymën gjallë.

Cilësia e diplomës e përkthyer në reputacion, nuk vlen askund. Numri i studentëve i përkthyer në të ardhura, është themelori. Pedagogu tanimë është shndërruar në një lloj rrogëtari ambulant që i grisen xhepat, me një pagë reale e vlerësim për të ardhur keq ndërsa studenti, një konsumator fast food-i quasi shkencor, që shihet vetëm nga xhepat e që i nënshtrohet tarifave marramendëse për ciklet e studimit.

Tregu i dijes ka vdekur dhe është zëvendësuar me kambizëm banal monetar. I gjithë ky spektakël i shëmtuar, kundrohet e shijohet deri në fund si triumf inteligjence, nga mediokriteti ulëritës kryeministror e ministror.

Rama e Nikolla, si binom paaftësie e papërgjegjshmërie, mund të lavdërohen e t’i bien gjoksit fort sot, për faktin unikal të mbylljes së degëve tradicionale në disa prej Universiteteve të rretheve, por dhe të mos hapjes së disa të rejave. Inisiativa e tyre për të emërtuar nga padija klasike që i karakterizon, degë mësuesie degët që kanë shumë alternativa të tjera dhe vendosja e kritereve pa masa shtesë stimuluese, solli këtë pasojë.

Në Shkodër, Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër nuk mund të hapen degë me tradita 50 vjeçare si Histori-Gjeografi, Matematikë-Fizikë, Gjuhë-Letërsi, Bio-Kimi, Filozofi-Sociologjie, Gjuhë Frënge, Italiane, Gjermane, por dhe më të reja si Fizikë kompjuterike, Psikologji madje dhe Gazetari etj. Çelësat janë bërë kështu gati për vetë Fakultetet e Edukimit.

Rama dhe Nikolla kanë shënuar, për herë të parë në historinë e Arsimit të lartë, rekordin e zi të zbardhjes me zero studentë, në disa programe studimi, duke i eleminuar ato plotësisht. Pa një startegji reale dhe pa një vizion efikas, Arsimit të lartë i është imponuar “ecja e somnambulit”.

Të rinjve gjithnjë e më shumë i imponohet eksodi akademik. Besimi i studentit shqiptar është afër zeros dhe përçmimi në kuotat më të larta. Pasi i braktisën nga buxhetimi e financimi i detyruar, pasi i imponuan një ligj klientelist e antikushtetues, Rama e Nikolla i serviren Universiteteve e maturantëve një proces kuotimi e pranimi jashtë çdo standarti meritokracie, preference e transparence. Proces ky, që nuk konsideron as zhvillimin ekonomik, rajonal e strategjik e as tregun e punës.

Shqipëria nuk është thjesht dhe vetëm kryeqyteti. Politikat për zhvillim i takojnë çdo cepi e pëllëmbe të këtij vendi të çmuar. Shqipëria nuk është as vend i pasur që të subvencionojë vetëm profesione që largojnë rininë e trurin nga ky vend dhe as aq i varfër, sa arsimin ta braktisë deri në këtë katandisje.

Kaosi që është mbjellë në Universitete me hapjen pa kriter të degëve paralele, të ngjashme, të përafërta, njëkohësisht në disa institucione publike e private, ka sjellë inflacion programesh studimi, ka mbjellë një katrahurë të pashembullt destinacioni diplomash dhe ka sanksionuar një cilësi mizerabël. Kjo është pamja funebre e Universitetit publik dhe jo vetëm, në këtë ditë të parë të tij.

Urime për kolegët pedagogë kudo që janë! Mbijetesë dhe suksese për Universitetin shqiptar! p.s Jam në pritje të padisë së rradhës për shpifje, nga binomi Rama e Nikolla. Dëmshpërblimin për akuza të rreme nga ato, do ta orientojmë drejt financimit të FAKULTETEVE TË EDUKIMIT, që rrezikojnë mbylljen prej tyre.

Etiketa: luciano bocipostimuniversitetet


Ju sugjerojmë

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë

11 Janar, 2026 9:26 am
Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës
Aktualitet

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

11 Janar, 2026 9:08 am
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
PD përcakton datën për protestën e radhës
Aktualitet

PD përcakton datën për protestën e radhës

10 Janar, 2026 2:45 pm
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

9 Janar, 2026 3:53 pm
Para
Blerja e Telekom/Ministri serb: Jemi të habitur nga Rama. Presim përgjigje

Blerja e Telekom/Ministri serb: Jemi të habitur nga Rama. Presim përgjigje

Liga e Kombeve/ Kombëtarja e Izraelit zbarkon në Tiranë

Qeveria kontroll koncesionarit të Rinasit, miliona USD fitime

Izmira Ulqinaku: Falë reformës Rama-Nikolla, po mbyllen degët e mësuesisë

Izmira Ulqinaku: Falë reformës Rama-Nikolla, po mbyllen degët e mësuesisë
















TE FUNDIT

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë
11 Janar, 2026

Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me nivele uji nën kuotat...

Lexo më shumë

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës
11 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se forcat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut vazhduan gjatë natës operacionet e tyre...

Lexo më shumë

Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
11 Janar, 2026

Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur të pezullojë 129 milionë dollarë fonde federale për Minnesota-n, duke pretenduar se në...

Lexo më shumë

“Jemi mirë”, Maduro i dërgoi mesazh, i biri: Duhet të jemi të bashkuar

Horoskopi, 11 janar 2026
11 Janar, 2026

Ligjvënësi venezuelian Nicolas Maduro Guerra tha të shtunën se babai i tij, Nicolas Maduro, i dërgoi një mesazh përmes avokatëve të tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com