Te Fundit

Luan Rama në “Opinion”: Raporti Rama-Meta nuk është rozë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 06:47 - 13/11/15 |
b.f

“Nevoja për ndryshim nga ka pse të shikohet si tabu, apo se u shemb dynjaja. LSI ka treguar vullnet për të ndryshuar përfaqësuesit e saj në qeveri”. Kështu i është përgjigjur Sekretari i LSI, Luan Rama, pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu, lidhur me dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço.

Rama është shprehur se ritmi i qeverisë është i ngadaltë dhe ka ende shumë rezerva e mangësi në sektorë, ku kërkohet tjetër produktivitet. “Nëse Shqipëria është ende pa çelur negociata do të thotë që sfida jonë nuk ka mbërritur ku duhet”, u shpreh Luan Rama.

I pyetur nëse ka diçka që nuk shkon në marrëdhëniet mes Kryeministrit dhe kreut të LSI, Luan Rama u përgjigj:

“Përgjithësisht bashkëpunimi është funksional dhe korrekt. Natyrisht ka probleme. Ne kërkojmë ndryshim të dimensionit të qeverisjes, ndryshim të produktit të qeverisjes. Raporti Rama-Meta nuk është rozë”.  

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas