Të gjithë anëtarët e LSI janë larguar nga mbledhja e Këshillit Bashkiak në shenjë proteste kundër propozimit të Kryetarit Veliaj për tarifat e parkimeve në kryeqytet. Mbledhja nga e cila janë larguar anëtarët e LSI, kishte nisur që në orën 17:00, por pa arritur në një konsensus për çështjen e parkimeve.