Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

LSI ashpërson gjuhën me Veliajn/ Vasili: Çfarë është ky kaqol që ndan Tiranën në numra

2018/08/06 at 11:18 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
LSI ashpërson gjuhën me Veliajn/ Vasili: Çfarë është ky kaqol që ndan Tiranën në numra

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim si rrallëherë ka sulmuar ashpër kryetarin socialist të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për çështjen e teatrit kombëtar. Në një postim në facebook, Vasili, pa ia përmendur emrin por duke e nënkuptuar qartë, shprehet se “ç’janë këta kaqola, që na e shpifën me këto numra idiotësh jo 200 mijë andej po 800 mijë këndej. Këta duke u hakmarrë ndaj Tiranës dhe duke shkatërruar trashëgiminë e saj, u duket sikur do shërojnë e qetësojnë komplekset e inferioritet e tyre, pa ditur se po i thellojnë ato”.


Deklarata e plotë e Vasilit në facebook:

Gërmadhat provinciale, që qeverisin dhe urrejnë Tiranën!!!

Tirana është një e tërë. Tirana ka qenë dhe mbetet përfaqësuese e atyre standardeve shoqërore, intelektuale dhe morale, që e levizin përpara vendin.
Ç’janë këta kaqola, që na e shpifën me këto numra idiotësh jo 200 mijë andej po 800 mijë këndej.

Këta gjithë ditën kanë pjesë të broçkullave të tyre krahasimin me Romën, Parisin, Londrën, Vjenën, Barcelonën, etj etj.

Po kanë a dëgjuar këta kaqolët tanë ndonjëherë, që ata burra e gra të mençur dhe pa komplekse, që i drejtojnë ato qytete t’i ndajnë qytetet e tyre në “kaq mijë njerëz na duhen dhe kaq nuk na duhen”.

Idiotësira të tilla vetëm këta tanët në Tiranë mund t’i nxjerrin nga goja.

Këta “budallenjtë” e Europës restaurojnë me merak e dashuri çdo meter mur apo ndertesë, që mban gjallë memorien, kulturën e trashëguar dhe korpusin e vlerave intelektuale.

Ndërsa këta bulimistët politikë, që qeverisin Tiranën shkatërrojnë, e shkatërrojnë, e shkatërrojnë me histeri të papërmbajtur.
Këta të kompleksuarit tanë vuajnë dhe nuk shërojnë dot provincializmin e tyre arkaik, pa ngjyrë, pa moral dhe plot urrejtje për Tiranën, nuk bëhen e nuk bëhen dot qytetarë të saj.

Këta duke u hakmarrë ndaj Tiranës dhe duke shkatërruar trashëgiminë e saj, u duket sikur do shërojnë e qetësojnë komplekset e inferioritet e tyre, pa ditur se po i thellojnë ato.

Ndaj Tirana i përbuz këta, dhe përbuzjen nuk e përcaktojnë numrat, por gërmadhat provinciale të cilat Tirana i bluan, i flak dhe vetëpastrohet prej tyre, siç ka bërë në dhjetëra e dhjetëra vjet, nga ku ka dalë më e shndritshme dhe më e fortë, por edhe më e pastër…..

Deklerata e Veliaj për të ardhurit në Tiranë që nxiti reagimin e LSI

Kritikave të shumë qytetarëve, arkitekteve dhe intelektualëve se projektet e bashkisë së Tiranës për shkatërrimin e stadiumit ‘Qemal Stafa’ dhe Teatrit Kombëtar po i humbin identitetin qytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj përpiqet të justifikohet me numrin e lartë të banorëve të rinj që janë vendosur pas viteve 1990.

“Ne, një milion qytetarëve nuk mund t’i themi, shiko, 800 mijë prej jush jeni tepër se ne na ka marrë malli për Tiranën e 200 mijëve. Kjo është jo realiste. 800 mijë njerëzve që kanë ardhur në Tiranë nuk mund t’u themi kthehuni në shtëpitë tuaja, sepse e kanë parë Tiranën si vendin e mundësive; atëherë qyteti zhvillohet me pika të tjera referimi”, tha Veliaj dy ditë më parë.

Etiketa: teatrivasiliVeliaj


Ju sugjerojmë

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar
Aktualitet

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar

6 Tetor, 2025 8:44 am
Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor
Kronikë

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

6 Tetor, 2025 8:40 am
Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt
Kryesore

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt

6 Tetor, 2025 8:37 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 6 tetor 2025

6 Tetor, 2025 8:34 am
I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

5 Tetor, 2025 12:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Para
Foto/ Modelja ruse ‘e djeg’ në Kretë

Foto/ Modelja ruse 'e djeg' në Kretë

Mendoni se nuk po mbillet më hashash? Shihni plantacionet në Malësinë e Krujës (foto)

Mendoni se nuk po mbillet më hashash? Shihni plantacionet në Malësinë e Krujës (foto)

Foto/ AKU mbyll disa thertore në Elbasan dhe Lezhë: Kafshët thereshin barbarisht, mungojnë kushtet e higjienës dhe dokumentacioni

Foto/ AKU mbyll disa thertore në Elbasan dhe Lezhë: Kafshët thereshin barbarisht, mungojnë kushtet e higjienës dhe dokumentacioni
















TE FUNDIT

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar

Nis sot viti i ri akademik për universitetet, afro 20 mijë maturantë të regjistruar
6 Tetor, 2025

Sot nis viti i ri akademik. Deri më tani janë regjistruar afro 20 mijë maturantë, të cilët tyre kanë zgjedhur...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor
6 Tetor, 2025

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll. Dy automjete dhe...

Lexo më shumë

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt

Gara për Tiranën, Lapaj del në mbështetje të Florian Binajt
6 Tetor, 2025

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, deklaron se forca e tij politike do të mbështesë kandidaturën e Florian Binajt...

Lexo më shumë

Horoskopi, 6 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
6 Tetor, 2025

DASHI Dita sjell energji dhe dëshirë për veprim: impulsi është i fortë dhe duket pothuajse i pamundur të ndalet, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com