InstaBIZ

Lopez dhe Affleck rifejohen zyrtarisht pas 18 vitesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:41 - 10/04/22 |
Opi Nion

Tetëmbëdhjetë vjet pas ‘herës së tyre të parë’, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë fejuar sërish pasi, për kënaqësinë e fansave, dy yjet rindezën romancën e tyre vitin e kaluar.

Ka qenë Jennifer ajo që ka ndarë njoftimin në buletinin e saj, “On the JLo”, me një videoklip në të cilin admiron atë që duket të jetë unaza e fejesës: një gur i madh jeshil, pra ngjyra që duket se është e preferuara e saj.

Dhe Lopez po ashtu i konfirmoi dyshimet mbrëmë me një video-mesazh të dytë në Tëitter ku emoji i një unaze fejese vendoset pranë adresës së profilit të saj: “Kam diçka shumë emocionuese dhe të veçantë për t’ju thënë…” Tani fansat po pyesin nëse kjo është vërtet koha e duhur.

Lopez, 52 vjeç, dhe Affleck, i cili është tre vjet më i ri, u fejuan për herë të parë në nëntor 2002, pasi luajtën së bashku në filmin “Gigli”, por një vit më pas, dasma u anulua, zyrtarisht për shkak të “vëmendjes së tepërt të medias”, dhe në janar 2004 të dy u ndanë./Opinino.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Pas