Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lojërat Olimpike, Veliaj pret dy mundësit e Tiranës: Ngritja e flamurit të Shqipërisë është përgjigjja e duhur për ata dhunojnë dhe djegin…

2024/07/13 at 8:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Lojërat Olimpike, Veliaj pret dy mundësit e Tiranës: Ngritja e flamurit të Shqipërisë është përgjigjja e duhur për ata dhunojnë dhe djegin…

Gjashtë nga tetë pjesëtarët e ekipit tonë olimpik, që do të garojnë në Lojërat Olimpike Paris 2024, janë pjesë e ekipit të Sport Klub Tiranës.

Përpara nisjes së tyre, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti dy kampionët e mundjes, Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, të cilët do të garojnë me ngjyrat kuqezi.

Veliaj u shpreh besimplotë se dy kampionët tanë do të na përfaqësojnë denjësisht.

“Mezi pres që t’i zbardhim faqen e Shqipërinë pas gjithë investimit të Bashkisë së Tiranës dhe të Klubit të Tiranës. Mundja është një nga sportet më kompetitive, megjithatë jam vërtet shpresëplotë. Shikoj se kemi një mundësi ideale për të frymëzuar një brez të ri. Kur shikojmë shumë anti-modele, shumë dhunë, shumë vulgaritet, shumë zjarr, shumë djegie, shumë sharje dhe fyerje, ne na duhet ‘fair play’. Na duhet lojë skuadre, na duhet besimi te puna, besimi te djersa, besimi te talenti. Çunat kanë një përgjegjësi, përtej medaljes dhe fitores, për të treguar modele të reja që na frymëzojnë, kur kultura e mund anti-kulturën, shpirti sportiv e mund shpirtin e rrugës”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku tha se ngritja e flamurit të Shqipërisë, në një kohë kur ka ende persona që e djegin atë, është përgjigjja më e duhur se si vendi shkon përpara.

“Përtej përfaqësimit në skuadrën olimpike, përtej medaljeve, unë besoj se ngritja e flamurit të Shqipërisë – sidomos kur kemi njerëz që djegin atë – është ndoshta përgjigjja më e duhur se si shkon përpara vendi dhe se si i arrijmë gjërat me punë. Skuadra jonë është njësoj si Shqipëria, gjithmonë e më shumë kozmopolitane. Kjo do të thotë se për sa kohë që në Tiranë nga shtetësi të ndryshme, origjina të ndryshme, po prodhojmë atë që quhet skuadra e Tironës dhe skuadra e Shqipërisë, kjo do të thotë se edhe skuadra jonë olimpike do të përfaqësojë këtë realitet të Shqipërisë, të një Shqipërie që në vend që të ikin dhe të luftojnë për flamuj të tjerë, në fakt janë të tjerët që shohin se talenti i tyre mund të aplikohet në një skuadër si skuadra jonë olimpike”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë bëri të ditur se ka pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm edhe nga Bashkia e Parisit, në mënyrë që ekipit tonë olimpik të mos i mungojë asgjë.

“Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, ka bërë çmos që ekipit tonë të mos i mungojë asgjë. Pjesa më e madhe e aktiviteteve do të ndodhin në qendër të qytetit, kështu që, edhe nga Bashkia e Parisit kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm. Bashkia e Tiranës ka kaluar një fond pranë Komitetit Olimpik, meqënëse kemi 75% të skuadrës, na takon edhe të jemi kontribuesit kryesorë”, tha Veliaj.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, ish-mundësi Sahit Prizreni u shpreh optimist se dy mundësit tanë kanë të gjitha shanset për t’u kthyer me medalje në atdhe. Ai i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj për mbështetjen për sportin.

Ju sugjerojmë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Para
E zë poshtë zetori, humb jetën një person në Gjirokastër

Gjendet i pajetë një person në bulevardin “Bajram Curri”

Euro 2024/ Alban Xhihani nga stadiumi ku do të luhet Spanjë -Angli: Finalja do të ndiqet nga 71 mijë tifozë

Euro 2024/ Alban Xhihani nga stadiumi ku do të luhet Spanjë -Angli: Finalja do të ndiqet nga 71 mijë tifozë

Aksident në Vlorë, punonjësi i policisë përplas një këmbësor

Aksident në Vlorë, punonjësi i policisë përplas një këmbësor

TE FUNDIT

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
18 Maj, 2025

Shqipëria e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit, duke grumbulluar 218...

Lexo më shumë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com