Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka thënë ndër të tjera se logot dhe simbolet e Partisë Demokratike do të ndryshojnë.
Ai tha se vula aktuale, ajo që ka Basha, nuk do të ketë vlerë ditën e nesërme.
“Logot dhe simbole janë shumë të rëndësishme. Me këtë statut ndryshon log, vula e kryetarit të PD, vula që ka kryetari deri sot nuk do të ketë vlerë nesër.
Të gjithë organet do të futen në një garë dhe në një ristrukturim për t’u përgatitu për një opozitë të vërtetë.
Ne propozojmë që me statut, që të ngrihet një komision i përkohshëm me figura dhe me autoritet. Ky organ do të garantoj deri në një fazë të dytë, kur të zgjidhet kryetari i ri dhe organet e reja”-ka thënë ndër të tjera Bylykbashi./Opinion.al