Në mbledhjen e sotme të kryesisë së PD-së është krijuar një grup auditi për të hetuar çështjen e lobimit me para ruse. Burime për Opinion.al bëjnë me dije se kryetare e grupit të auditit do të jetë Ledina Mandija. Ndëekaq mësohet se Florian Mima, Edmond Spaho dhe Eno Bozdo janë anëtarët.
Disa ditë më parë një raport i inteligjencës amerikane zbuloi se Rusia ka financuar Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në vitin 2017, kohë kur drejtohej nga Lulzim Basha.
Kreu i PD, Sali Berisha në deklaratat e tij e kishte paralajmëruar, se do të ngrihej një grup auditimi për të hetuar këtë çështje, ndërsa ka akuzuar ish-kreun e PD, Lulzim Basha si përgjegjës për këtë çështje.
Po ashtu Partia Demokratike ka kërkuar rihapjen e menjëhershme të çështjes në fjalë, për të cilën thotë se është mbyllur me ndërhyrjen e Edi Ramës tek gjyqtarët e korruptuar./Opinion.al