Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është shprehur nga Kuvendi ditën e sotme se çdo person i cili do të kapet me armë pa leje do të dënohet nga 5 deri në 15 vite burg.
Lleshaj u shpreh gjatë fjalës së tij se dënimet e mëparshme që parashikoheshin në kodin penal ishin simbolike. Po ashtu, ai theksoi se do të shtohen kushtet për personat që duan të marrin armë me leje.
“Dënimet që janë dhënë ndaj personave të kapur me armë kanë qenë të pamjaftueshme, kanë qenë simbolike. Ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të ndahen nga armët. Për këtë kodi parashikon që ata që kapen me armë dënimet fillojnë nga 5 vjet deri në 15 në rast përsëritje. Do bëjmë përpjekje që të rëndojmë kushtet për marrjen e armëve me leje”,-tha Lleshaj./ Opinion.al E.Xh.