Aktualitet

Llalla ka kërkuar t’u hiqet mandati, ja emrat e kryetarëve të dy bashkive që rrezikojnë postin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:09 - 13/03/17 |
root

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka thënë gjatë ditës së sotme se në kuadër të zbatimit të ligji të dekriminalizimit Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar që t’u hiqet mandati kryetarëve dy të Bashkive në vend.

Bëhet fjalë për kryetarin e Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe atë të Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

Sipas Llallës rezulton se këta dy drejtues bashkish nuk kanë deklaruar dënime, të cilët mund t’u hiqnin atyre të drejtën për ushtrimin e profesionit, në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.

termetpeci

Kryeprokurori tha se ndaj Tërmet Peçit dhe Adriatik Zotkajt, ka nisur tashmë procedimi për falsifikim dokumentesh.

“Dekriminalizimi duhet të zbatohet para fushatës zgjedhore të qershorit 2018”, tha Llalla.

Këto deklarata, Prokurori i Përgjithshëm i ka bërë nga Gjirokastra ku u mbajt analiza vjetore e Prokurorive. Në fjalën e tij, kryeprokurori Adriatik Llalla ngriti shqetësimin për fenomenin e kultivimit të kanabisit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër ai lëshoi një mesazh të qartë për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, se sipas tij çdo zyrtar i inkriminuar do të goditet.

Pas