Liverpool i janë drejtuar FIFA-s me një ankesë për Igli Taren dhe Lazio-n.
Sipas “The Reds”, kampionët e fundit të Champions League shprehen në kërkesën e tyre se drejtori sportiv i Lazio iu ka marrë pa të drejtë një talent që kishte dalë nga akademia e Liverpool.
Po ashtu, kampionët janë shprehur se dhe firmosja e kontratës është bërë në shkelje të rregullave të vendosura nga FIFA për transferimet.
Lojtari i cili ka futur në “konflikt” Liverpool me Igli Taren dhe Lazio-n, është Bobby Adekanye, i cili nënshkroi një kontratë ditën e djeshme.
Adekanye i kishte përfunduar kontrata me skuadrën e të rinjve të Liverpoo dhe më pas ka vendosur që t’i bashkohet Lazios./Opinion.al E.Xh.