-U tha në Opinion

Voltana Ademi: Një marrëveshje tjetër? Larg qoftë!


               Publikuar në : 23:11 - 04/07/19 |
Geljano Fataj

Voltana Ademi është shprehur kundër një marrëveshje të dytë Rama-Basha. Në emisionin Opinion, kryetarja e bashkisë së Shkodrës tha se zgjidhja e krizës vjen vetëm nga drejtësia.

Sipas saj nëse prokuroria do të kishte vepruar më herët vendi nuk do të ishte në këtë krizë, referuar dhe përgjimeve që dolën në gazetën gjermane Bild.

“Nëse do të kishte një marrëveshje tjetër, larg qoftë! Unë kam qenë kundër dhe asaj marrëveshjes se parë. Pse them s’duhet një marrëveshje mes dy liderëve, se do ndodh në një kriminalitet edhe më të madh që nuk e zgjidh krizën. O do vendosim njerëz të duhur për të pasur institucione, se i kemi shkatërruar”, tha Ademi, duke theksuar se para drejtësisë secili përgjigjet për veten. / Opinion.al

Pas