Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia, këtë të enjte, ish-deputetin e PS Alqi Bllako, i akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.
Mësohet se gjykata ka pranuar kërkesën e ish-deputetit për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Bllako akuzohet për veprat penale shpërdorimi i detyrës dhe dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë.
SPAK pretendon se në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Mjedisit, Bllako në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe kryetarin e Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi kanë ndryshuar kategorinë e pronës për vendin ku është ndërtuar inceneratori i Fierit, duke i shkaktuar një dëm prej 16 milionë Lekësh shtetit.
Gjithashtu Prokuroria thotë në dosje se ish-deputeti ka përfituar rreth 15 milionë Lekë ryshfet për favorizimin e kompanisë fituese të inceneratorit të Fierit./Opinion.al