Aktualitet

“Gjendja e familjes e rënduar”, përse ish-deputeti Alqi Bllako u lirua nga qelia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:49 - 06/10/22 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme liroi nga qelia, këtë të enjte, ish-deputetin e PS Alqi Bllako, i akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Mësohet se gjykata ka pranuar kërkesën e ish-deputetit për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Në seancën gjyqësore, avokati i Bllakos, Sokol Hazizaj ka argumentuar para trupit gjykues se për çështjen që Bllako akuzohet është ezauruar i gjithë procesi hetimor dhe se ish-deputeti i PS për shkak të largimit nga funksioni si deputet nuk ka asnjë mundësi të prishë provat ti shmanget hetimit apo të ndikojë në procesin hetimor ndaj tij.

Ndër të tjera, sipas news 24,  avokati ka theksuar se gjendja e familjes së tij është e rënduar. Bllako është baba i 2 fëmijëve 2 vjeç dhe një fëmije 7 vjeç, ndërsa pas arrestimit nuk kanë patur përkujdesjen e nevojshme, pasi nëna është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe.

Pas