Eugena Tomini, do të drejtojë Institutin e Shëndetit Publik. Lajmi është bërë me dije nga news 24 ndërsa vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Eugena Tomini mbante postin e zvendësministres së Shëndetësisë. Në detyrën e re në krye të ISHP-së, ajo zëvendëson Albana Ficon. Kjo e fundit u emërua pak ditë më parë drejtoreshë e QSUT./Opinion.al