Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lirimi i policëve të Kosovës, Berisha: Të finalizohet plani Franko-Gjerman

2023/06/26 at 12:37 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Lirimi i policëve të Kosovës, Berisha: Të finalizohet plani Franko-Gjerman

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lirimit të tre policëve që u rrëmbyen nga forcat serbe pak javë më parë.

Në një deklaratë për mediat, Berisha thotë se tre policët janë liruar me një vendim politik, duke shtuar se tashmë është koha që Kosova dhe Serbia të shkojnë drejt zbatimit të planit Franko-Gjerman.

Po ashtu, Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se ka ndërhyrë vazhdimisht në politikën e Brendshme të Kosovës.

“Një akt i paprecedentë që nga vitet ’50 gjer sot, pra i pa precedentë dhe në kohët e Ballkanit të diktaturave komuniste, siç ishte rrëmbimi në territorin e Kosovës, i tre anëtarëve të Policisë së Kosovës, u zgjidh.  Tre anëtarët e Policisë së Kosovës, me një vendim politik të urdhëruar Gjykata e Kralevës i liroi ata. Me këtë rast, dua të falënderoj shumë, qeverinë e SHBA-së, BE-në, NATO-n dhe kryeministrin e Hungrisë, Viktor Orban të cilët kërkuan lirimin pa kushte dhe të menjëhershëm të policëve shqiptarë të Kosovës.  Sigurisht që lirimi i tyre, ishte një vendim në drejtimin e duhur, por zbardhja e të vërtetës, mbi këtë akt dhe ndëshkimi i organizatorëve dhe ekzekutorëve të këtij akti, të pashembullt them dhe njëherë, nga vitet ’50 gjer sot, është i domosdoshëm në mënyrë që histori të tilla, të mos mund të përsëriten më. Nga ana tjetër, unë u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës, duke mbështetur plotësisht të drejtën e tyre për vendosjen e ligjit, të rendit dhe të sigurisë në të gjithë territorin e tyre, të bëjnë çdo përpjekje për ç’përshkallëzimin dhe shtensionimin e situatës, rikthimin tek dialogu dhe marrëveshja e Ohrit. Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë, se marrëveshja, natyrisht e mirë është interesi më i madh i Kosovës, dhe kombit shqiptar. Marrëveshja nuk i intereson Aleksandër Vuçiç, nuk intereson Serbisë. Ndaj dhe në këtë kuadër, përpjekjet e mëdha, të muajve të fundit, japin shpresë se mbi bazën e dokumentit të Ohrit, apo planit franko-gjerman, të arrihet me vullnet një marrëveshje e cila ka si objektiv normalizmin e marrëdhënieve dhe më vonë, njohjen reciproke. Por unë jam sot këtu gjithashtu për të dënuar me forcën më të madhe ndërhyrjet brutale në punët e Brendshme të Kosovës të Edi Ramës. Sulmet e tij të përditshme ndaj qeverisë së Kosovës. Përpjekjet e tij donkishoteske për të marrë një rol të caktuar në këtë problem të madh, të thellë, të rëndësishëm për Europën dhe NATO-n. Rikujtoj këtu shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se Edi Rama ka një përgjegjësi direkte të madhe, në bllokimin e zhvillimeve pozitive dhe zgjidhjes së problemeve mes Kosovës dhe Serbisë. Me ardhjen e tij në pushtet Edi Rama u bë krah haptas i Vuçiçit dhe projekteve të tij të Serbisë së Madhe. Ai u bë një nga promotorët e ndarjes dhe ndryshimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Përpjekje kjo që pati pasoja shumë të rënda, përveç bllokimit të negociatave, u pasqyrua dhe në qëndrime të tjera ndaj udhëheqjes politike të Kosovës. Edi Rama si mbështetës i të gjitha projekteve të Serbisë së madhe, me qëllim ndarjen e Kosovës sipas orekseve të Vuçiçit, i kundërvuri për vite me radhë aleancën trelaterale Beograd-Shkup-Tiranë, nismës evropiane të Berlinit. Së fundi, Edi Rama i urdhëruar nga Vuçiç ndërmori ndërhyrje brutale dhe sanksione ndaj qeverisë së Kosovës. Ai çdo ditë del me deklarata dhe veprime mbrapa të cilave ka strikt interesa antishqiptare të ndarjes së Kosovës dhe interesa strikte personale të shpëtimit të lëkurës së tij nga hetimi i hapur penal në Uashington, ndaj personalisht atij, ministrave dhe bashkëpunëtoreve të tij të afërt për aferën McGonigal. Korruptimi i shefit të kundërzbulimit së FBI-së për Nju Jorkun, përdorimin e tij në kohën kur ai ishte në detyrë, për qëllime private në luftë kundër opozitës dhe shkatërrimin e saj. Po kërkesa e prokurorit të SHBA-së për bashkimin e çështjeve mban erë dhe lidhje të tjera shumë obskure të skandalit McGonigal-Edi Rama”,-shprehet Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Kishte ndërtuar pa leje një lokal me dru në plazhin e Jonufrit, arrestohet 62-vjeçari

Kishte ndërtuar pa leje një lokal me dru në plazhin e Jonufrit, arrestohet 62-vjeçari

U mbajtën peng nga Serbia, del fotoja e 3 policëve pas lirimit

U mbajtën peng nga Serbia, del fotoja e 3 policëve pas lirimit

Del fotoja, Safet Gjici në seancë në Gjykatën e Posaçme

Del fotoja, Safet Gjici në seancë në Gjykatën e Posaçme

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com