Aktualitet

Linda Rama: Unë kam hequr dorë nga privilegjet kryeministrore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:37 - 18/06/21 |
Opi Nion

Linda Rama shprehet se që nga dita e parë e bashkëshortit Edi Rama në krye të qeverisë shqiptare, ajo kishte vendosur të refuzonte shumë nga shërbimet shtetërore që i ofroheshin familjes kryeministrore.

 “Unë që në ditën një, për të shmangur pikërisht këtë që thatë ju, këtë “futjen e hundëve”, privilegjet …sapo mu dha rasti refuzova të gjithë ekipin e shërbimit që ishte presupozuar të shërbente si më përpara në familjen e kryeministrit dhe atëherë kam insistuar që ekipi i shërbimit të familjes së kryeministrit të zhvendosej në Kryeministri me bindjen që kryeministri me orë të gjata është aty”, u shpreh znj. Rama.

Bashkëshortja e kryeministrit tha në një intervistë për “EuroNews Albania” se ka qenë gjithnjë shumë e vëmendshme për të përçuar si duhet mesazhin se statusi i bashkëshortes nuk është gjithnjë i lidhur me privilegjet por dhe me identitetin personal dhe profesional.

Ajo tregoi se vazhdon ta shoqërojë vetë me makinë djalin e saj, Zaho çdo ditë në shkollë, dhe kjo është një nga kënaqësitë më të bukura të ditës nga e cila nuk ka hequr dorë.

Linda Rama zbuloi dhe faktin se nuk ka punonjës sigurie dhe se kishte zgjedhur të mos e shoqëronte asnjëherë jashtë vendit bashkëshortin e saj, përveç rasteve kur prezenca e saj në vizitat e tij nevojitej për arsye protokollare.

 

Pas