Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Libri me i dashur ne bote dhe 5 sekretet e tij.

2015/11/21 at 11:27 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Libri me i dashur ne bote dhe 5 sekretet e tij.

“Nisa të lexoj “Princin e vogël” nga Saint-Exupéry, një autor francez që më shumë se vendi ku lindi do ta admirojë e gjithë bota”, shkruante Gabriel Garcia Marquez në librin “Kujtime kurvash të trishta”.


I cilësuar si një libër për fëmijë dhe të rritur, ky tregim filozofik për botën moderne mund të jetë libri më i dashur në botë.

Në 70-vjetorin e publikimit të tij në gjuhën franceze, le të kujtojmë disa fakte mbi librin e shkruar nga një aviator, shkrimtar dhe fëmijë i përjetshëm si Antoine de Saint-Exupéry.

140 milionë kopje

Në 70 vjet, 140 milionë kopje të “Princit të vogël” janë shitur nëpër librari. Në listën e librave më të shitur, hartuar nga “Goodreads”, ai renditet i treti, pas “Tregimi i dy qyteteve” me 200 milionë kopje dhe “Zoti i unazave” me 150 milionë.

“Princi i vogël” është një nga librat më të përkthyer në botë. Ai është përkthyer në 250 gjuhë, madje edhe në dialekte.

Një histori njujorkeze

Në vitin 1942, kur libri u botua për herë të parë, bota ishte në luftë. Vetë autori ishte vullnetar në misione aviacioni. Pas tërheqjes së trupave, ai qëndroi në Amerikë. Në tavolinat e kafeneve në Long Island, ai shpesh vizatonte një njeri të vogël me flokë të çrregullt. Kur e pyesnin se kush ishte, ai përgjigjej: Një fëmijë që më ka mbetur në zemër.

Një botim në anglisht

Në vitin 1942, botuesi “Reynal e Hitchcock” i propozoi Exupery-së që vizatimet e tij t’i kthente në një histori. Ai u vendos në një vilë në Northport, larg zhurmës së qytetit për të shkruar librin. Ndryshe nga sa mendohet, botimi i parë doli në vitin 1943 në Amerikë e më pas u botua në Francë, në vitin 1946.

Dashuria është gjithmonë e pranishme

Në novelë ka shumë nga jeta private e autorit, duke filluar që nga bashkëshortja, Consuelo Suncin, shkrimtare dhe artiste surrealiste nga Salvadori. Një grua me shpirt bohem, vaniteti dhe guximi i të cilës mund të jenë bërë frymëzim për Lulen.

“Princ i vogël” në fakt ishte një lloj nofke me të cilën e thërriste autorin e dashura e tij e fundit, një algjeriane që ai e quante “vajza e vogël”. Ata u njohën në një tren në Algjeri, në vitin 1943, dhe shkëmbyen letra deri në vdekjen e shkrimtarit. Letrat më pas u botuan në një vëllim me titullin “Letra një të panjohure”.

Fluturimi i fundit

Libri nis me një fluturim. Saktësisht një fluturim ku piloti i sapozbritur në tokë takon një fëmijë në shkretëtirën e Saharasë. Ky detaj ka lidhje me një histori të vërtetë. Në vitin 1935, në pjesën libiane të Saharasë, shkrimtari për pak do të kishte vdekur nga etja.

Ndërsa fundi i librit ka të bëjë me një zhdukje. Ashtu siç vetë Antoine de Saint-Exupéry u zhduk, pasi aeroplani i tij humbi gjatë një misioni më 31 korrik 1944.

64 vjet më vonë, në vitin 2008, Hors Rippert, ish-pilot gjerman, deklaroi se kishte qëlluar dhe rrëzuar një aeroplan në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë kur u zhduk aeroplani me të cilin fluturonte Saint-Exupéry, shkruan Gazeta Shekulli.



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Po ndodh/ Mblidhet Këshilli i Mandateve. Opozita kërkon ti hiqet mandati Valentina Leskajt

Po ndodh/ Mblidhet Këshilli i Mandateve. Opozita kërkon ti hiqet mandati Valentina Leskajt

A do transferohet Berat Gjimshiti tek Lazio?

A do transferohet Berat Gjimshiti tek Lazio?

Kush është ministri që Berisha e akuzoi si maniak në Parlament?

Kush është ministri që Berisha e akuzoi si maniak në Parlament?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}