Kronikë

Librazhd/ Aksidentohet makina e ambasadës ruse


               Publikuar në : 18:27 - 10/07/19 |
Opi Nion

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.

Mësohet se në aksident është përfshirë  makina e ambasadës ruse në Shqipëri.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur tre persona, shoferi i “Benz”, Besnik Gora  25 vjeç, dhe dy shtetas rusë, burrë e grua,  Nikhain Kruchinina 35 vjeç dhe Darja Igor Kruchinina 35 vjeçe.

Nga të dhënat e deri tanishme, bëhet me dije se automjeti i ambasadës ruse është përplasur me një mjet tip “Benz”.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Murashit”, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë./ Opinion.al E.Xh.

Pas