Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë orëve të mbrëmjes në fshatin Gocaj të Lezhës. Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në derën e një dyqani në pronësi të 49-vjeçarit Arben Malotaj.
Sipas të dhënave, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, raportohet se familjarët janë shprehur se nuk kanë konflikte. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Opinion.al