Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lezhë/Basha viziton fasonerinë:Mos u dorëzoni, do ta largojmë këtë të keqe

2020/12/03 at 2:06 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Lezhë/Basha viziton fasonerinë:Mos u dorëzoni, do ta largojmë këtë të keqe

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar një biznes fason në Lezhë. Administratorja e biznesit tha në këtë sipërmarrje nga 40 punonjës që ishin para pandemisë kanë ngelur vetëm 12 punonjës. Ndërkohë, Basha është shprehur plani i PD synon që t’u japë kredi me 0% interes bizneseve.


Sipas kreut të opozitës, paratë e buxhetit u jepen vetëm klientëve të kryeministrit Edi Rama. Më tej, ai u bëri thirrje, sipërmarrësve të prekur nga kriza që të mos dorëzohen, pasi shumë “shpejt do ta largojmë këtë të keqe.”

Biseda e plotë

“COVID-i na ka shkatërruar psikologjikisht, ekonomikisht, gjithsecilin në çdo anë. Punonjëset pa punë, familjare të gjitha. Mbështetje nuk kemi. Kemi ardhur nga emigrimi për një jetë më të mirë, problemi qëndron që duhet të rikthehemi prapë në janar. S’kemi ç’të bëjmë për fat të keq! Këto janë kushtet që ofron vendi ynë për momentin. Ishin 40 në Mars dhe arritëm këtu.

Lulzim Basha: Sa ke tani?

Brunilda Shytaj: Tani janë 12 veta. Me ditë edhe këto, jo çdo ditë. Këtu nuk gjen ndihmë, nuk gjen portë të hapur, edhe pastaj ngel që gjithçka duhet ta bësh me lekët e xhepit, dhe vjen dhe një moment që dhe ato mbarojnë dhe kaq. Kaq ishte.

Lulzim Basha: Keni qenë në emigracion dhe pastaj jeni kthyer këtu, ku keni investuar kursimet tuaja?
Brunilda Shytaj: Po! Dhe jemi rikthyer këtu, por dhe këtu nuk ka të ardhme. Kështu që do të rikthehemi përsëri atje nga ia nisëm.
Lulzim Basha: Jo, ne do të largojmë të keqen dhe do të bëjmë gjithçka që ju që jeni kthyer këtu, mos t’ju shkojë dëm sakrifica. Të keni mundësinë të punoni e të prodhoni e të mbani njerëzit në punë dhe ta bëjmë Shqipërinë vendin më atraktiv për investimet e tjera, jo të largojmë këto investime që na kanë ardhur.
Brunilda Shyta: Të shpresojmë!
Lulzim Basha: Ne do të largojmë të keqen, jo t’ju largojmë ju. Ju jeni e mira e këtij vendi.
Brunilda Shytaj: Ashtu shpresojmë dhe ne!

Basha tha se qeveria e ardhshme do të jetë në krah të qytetarëve dhe sipërmarrjes.

Lulzim Basha: Ju jeni shembull! Ju jeni shembull që qeveria e ardhshme do ta inkurajojë, që të tregojë dhe për emigrantët e tjerë, që duan të investojnë të ardhmen e tyre, ëndrrat e tyre, kapitalin e tyre, që në Shqipëri mund t’ia dalin, jo që në Shqipëri nuk i dilet, se përndryshe vendi s’ka të ardhme. S’mund të vazhdohet kështu!

Brunilda Shyta: E vërtetë!

Lulzim Basha: Janë 7 vite që vazhdohet kjo mënyrë. Tani ka ardhur momenti t’i themi boll dhe të hapim një rrugë të re, të fillojmë ndryshimin. Është në dorën tonë. Shumica absolute e shqiptarëve e duan këtë ndryshim. Është në dorën tonë ta bëjmë të mundur. Jam i sigurt, në qoftë se ne nuk krijojmë disa kushte bazë, që ju… s’keni asnjë arsye të largoheni.

Brunilda Shyta: Jo, absolutisht! Këtu jemi mirë, është vendi ynë. Pse të largohemi?

Basha iu rikthye edhe njëherë planit të propozuar prej tij, që synonte të ndihmonte biznesin dhe qytetarët.

Lulzim Basha: Dhe këtë i kemi kërkuar dhe ne. Ky është plani ynë. T’i japim çdo sipërmarrësi 200 mijë lekë të vjetra për çdo punonjës që rikthen në punë. Për shembull në qofte se ti ke pasur 40 dhe ke hequr gjysmën apo më shumë të marrësh 200 mijë lekë të vjetra për këdo nga ata që do rikthesh në punë për 6 muaj. Pra, kjo është ndihma e parë. Ndihma e dytë që mund t’ju japim është akses në kredi me garanci nga shteti, me një interes jo më të lartë se 2%, ku bie fjala për shpenzime operative apo investime kapitale. Në qoftë se ju duhet për të marrë borxh, për të marrë rrogat e punonjësve, 0%. Të paktën me këto dy hapa ju do ta kishit pak më të thjeshtë, apo jo?

Brunilda Shytaj: Po normale.

Lulzim Basha: Pra, ka një rrugë, nuk ka pse të jetë kështu. Nuk ka pse të jetë gjendja kështu, ka mundësi. Në qoftë se ka mundësi Kosova, ka mundësi Maqedonia, ka mundësi dhe Shqipëria ta bëjë, por ka munguar vullneti. Kanë nxituar për t’i marrë lekët për t’ia çuar një grushti klientësh, në vend që të ndihmojnë njerëzit, të ndihmojnë ekonominë. Dhe unë të garantoj që kësaj do t’i japim fund dhe nuk duhet ta lëshojmë veten, do të bëhemi bashkë, duhet të jemi bashkë, të gjithë. Me ju në krah, me të gjithë shqiptarët e ndershëm në krah, pavarësisht prej bindjeve politike do bëjmë të mundur që taksat e shqiptarëve të shkojnë në radhë të parë te shqiptarët. Se të gjithë nga ju paguani taksa. Kushdo paguan taksa. Edhe ajo TVSH-ja që paguan kur blen ushqimet, prapë shkon në buxhetin e shtetit. Për çfarë harxhohet? Kjo është çështja. Unë ju jap fjalën që prioriteti absolut do të jetë ndihma financiare për çdo familje dhe ndihma për ekonominë. Pastaj edhe kjo puna në mes të pandemisë, ju nuk punoni, vijnë ju sjellin prapë taksat, gjobat, çdo gjë, faturat.”/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
“Gjobë dhe burg”, Gjonaj i shpall luftë memeve dhe shpifjeve

"Gjobë dhe burg", Gjonaj i shpall luftë memeve dhe shpifjeve

Hungaria nuk  pranon propozimin aktual të buxhetit evropian

Hungaria nuk pranon propozimin aktual të buxhetit evropian

Elbasan/ Po transportonin tre shtetas të huaj, arrestohen dy korçarë

Elbasan/ Po transportonin tre shtetas të huaj, arrestohen dy korçarë
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}