Aktualitet

“Gjobë dhe burg”, Gjonaj i shpall luftë memeve dhe shpifjeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:29 - 03/12/20 |
Opi Nion

Çdokush që do të publikojë në rrjetet sociale materiale që konsiderohen shpifje do të dënohet me gjobë në raste se kjo vërtetohet nga gjykata.

Ministria e Drejtësisë ka hartuar disa propozime për ndryshimin e Kodit Penal në Kuvend ku parashikohet kriminalizimi i shpifjes duke përfshirë edhe postimet në rrjetet sociale.

Ministria sugjeron që të dënohen me gjobë nga 50 000 deri në 1.5 milion lekë të atyre që shpërndajnë shpifje për të tjerët. Ndryshimet sapo janë hartuar dhe janë në fazë konsultimi me grupet e interesit.

Përhapja e qëllimshme e deklaratave rreth një fakti specifik të rremëdhe ofendues ndaj personitsi dhe/apo çdo informacioni tjetër të rreme, që cenojnë nderin dhe reputacionin e personit,përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijëderi në një milion e pesëqind mijë lekë dhe denimin plotesues te pergenjeshtrimit dhe faljen publike ndaj viktimes“, thuhet në pikën “a” të nenit 227 të Kodit Penal.

Në rast se materiali i cilësuar si shpifje shpërndarhet përmes medias audio vizive apo atyre online, dënimi dyfishohet dhe krahas gazetarit dënohet edhe drejtuesi i tij apo administratori i medias.

Nëse vepra penale është kryer nëpërmjet shtypit ose ndonjë mjeti tjetër komunikimi mediatik, elektronik, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, ose nëpërmjet një akti publik, dënimi shtohet ne dyfishin e parashikuar ne paragrafin e pare“, vijon pika “b” e të njëjtit nen.

Montazhi

Kodi Penal pritet të parashikojë dënime edhe për ata që shpërndajnë montazhe në foto apo video për persona apo institucione. Ligji bëhet i aplikueshëm në rastet kur personi apo media që ka shpërndarë montazhin nuk thekson se bëhet fjalë për një montim duke e shitur atë si të vërtetë.

Dënimi është i rëndë në këtë rast dhe bëhet fjalë për një vit burg.

Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit“, thuhet në draftin e Ministrisë së Drejtësisë.

Në mënyrën si është hartuar ligji duket se fokusi janë memet në rrjetet sociale, të cilat janë kryesisht video apo foto të nxjerra nga konteksti dhe që shpërndahen për qëllime dëfrimi e ndonjëherë edhe për të denigruar figurën e personazheve.

Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal

Neni 227
Shpifja

  1. Përhapja e qëllimshme e deklaratave rreth një fakti specifik të rremëdhe ofendues ndaj personitsi dhe/apo çdo informacioni tjetër të rreme, që cenojnë nderin dhe reputacionin e personit,përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijëderi në një milion e pesëqind mijë lekë dhe denimin plotesues te pergenjeshtrimit dhe faljen publike ndaj viktimes.
  2. Nëse vepra penale është kryer nëpërmjet shtypit ose ndonjë mjeti tjetër komunikimi mediatik, elektronik, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, ose nëpërmjet një akti publik, dënimi shtohet ne dyfishin e parashikuar ne paragrafin e pare.
  3. Nëse vepra penale i drejtohet një organi politik, administrativ ose gjyqësor, ose një personi në cilësinë e përfaqësuesit të një prej këtyre organeve, ose një autoriti të përbërë që funksionon në kolegj, dënimet e parashikuara në paragrafët 1 apo 2 shtohen me 1/2.
  4. Cilido që ka kryer ndonjë prej veprimeve të parashikuara në këtë nen në gjendje zemërimi nuk ka përgjegjësi penale, nëse kjo gjendje dhe këto veprime janë shkaktuar si pasojë e një fakti të padrejtë i të tjerëve ndaj tij dhe menjëherë pas tij.
  5. Procedimi penal fillon me kerkesen e viktimes dhe ceshtja pushohet kur ajo tërheq ankimin.
  6. Kur vepra penale e shpifjes është kryer me anë të shtypit, pergjegjesia shtrihet edhe për drejtorin administrues ose, sipas rastit, zv/drejtorin, botuesin dhe printuesin ne rastet e dijenise se tyre rreth faktit penal.Dënimi penalshoqërohet edhe me dënimin plotësues të përgënjeshtrimit tëdeklaratës/faktit/informacionit të rremëme të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtin mjet sikundër është realizuar përhapja e tij, dhe detyrimin e publikimit të vendimit gjyqësor penal nëpërmjet medias apo në komunitet.
    7. Procedimi penal nuk pengon viktimen tí drejtohet edhe gjykates civile.

Neni 238
Cënimi i imazhit të personit

  1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.
    2. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj./ ABC News

Pas