Ndryshime në pozicionet drejtuese janë raportuar në Policinë e Shtetit. Sipas Klan News, Ardian Çipa është emëruar Drejtor i Policisë Vendore Gjirokastër, Bledar Çeliku është emëruar tek Drejtoria e Standardeve.
Në Elbasan komandohet drejtues Ilir Proda që më herët mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale në këtë Drejtori. Në Dibër emërohet drejtues Lorenc Shehu. Lëvizje mësohet të ketë pasur edhe në Lezhë.