Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lëv nuk ka dyshime: Kush fiton është pretendent për trofeun

2016/07/01 at 9:33 PM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Lëv nuk ka dyshime: Kush fiton është pretendent për trofeun

Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, është i bindur se kush do të fitojë çerekfinalen mes Gjermanisë dhe Italisë, do të kthehet në favoriten kryesore për të triumfuar në Euro 2016.

“Padyshim që fituesi mund të arrijë të bëjë të vetin trofeun. Skuadrat që janë ende në garë si Gjermania, Franca, Italia… objektivi kryesor i tyre është të fitojnë trofeun. Të gjitha kanë cilësi. Duhet të përqendrohemi të sfida e radhës, pastaj mund të ketë një gjysmëfinale kundër organizatorëve të turneut, por nuk do të jetë e lehtë as për ta. Ka ende shumë rrugë për të bërë. Kush fiton është favorite për të triumfuar në Euro 2016”, theksoi ai në konferencën e fundit për shtyp.

“Çdo detaj është i rëndësishëm, jemi të ndërgjegjshëm se çfarë na pret ndaj Italisë, i dimë idetë për këtë sfidë si në aspektin ofensiv, ashtu edhe mbrojtës. Ka disa automatizma të lojës tonë mbi të cilët kemi punuar shumë”, theksoi Lëv duke  shtuar se kishte pasur që në fillim bindjen se Italia mund të paraqitej mirë, pavarësisht humbjes 4-1 që i shkaktoi skuadrës së Kontes në një miqësore.

“Po, sepse italianët janë në gjendje të përgjigjen pas një humbjeje 4-1. Pastaj ka lojtarët e Juventusit në përbërje, ndërsa miqësoret nuk janë asnjëherë vendimtare. E kemi parë edhe në të kaluarën. Ne, në vitin 2014, gabuam shumë.

Në këto ditë kemi analizuar Italinë, kemi parë ndeshjet e saj. Ajo nuk ka qëndruar vetëm në mbrojtje, por ka krijuar shumë situata të rrezikshme edhe para. Mendoj se jemi gati, të ndërgjegjshëm për atë që na pret. Duhet të jemi cinikë para portës, pasi nuk do të na jepen shumë raste për shënim, si ndaj Irlandës së Veriut.

E di që historia tregon se nuk e kemi mundur kurrë Italinë, kemi dështuar gjithmonë. Por kemi treguar deri tani se mund të fitojmë ndaj kujtdo dhe duam ta bëjmë edhe ndaj tyre”, deklaroi Lëv.

Ju sugjerojmë

Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave
Kryesore

Botërori 2026/ Ndeshja Shqipëri-Serbi, hapet procesi për rezervimin e biletave

15 Maj, 2025 12:33 pm
Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
Sport

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

13 Maj, 2025 5:40 pm
Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi
Kryesore

Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi

12 Maj, 2025 4:42 pm
Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi
Sport

Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi

10 Maj, 2025 5:52 pm
Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
Sport

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

10 Maj, 2025 4:02 pm
Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”
Kryesore

Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”

9 Maj, 2025 5:32 pm
“Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit
Sport

“Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit

9 Maj, 2025 5:20 pm
FOTOT/ FSHF publikon pamjet e projektit. Ja si do duket stadiumi i ri i Kavajës
Kryesore

FOTOT/ FSHF publikon pamjet e projektit. Ja si do duket stadiumi i ri i Kavajës

9 Maj, 2025 3:09 pm
Euro U-17 në Tiranë, Presidenti Duka: Mbështesni Kombëtaren tonë
Kryesore

Euro U-17 në Tiranë, Presidenti Duka: Mbështesni Kombëtaren tonë

8 Maj, 2025 10:35 am
Giro d’Italia 2025 më 9 Maj në Tiranë, policia publikon planin e masave
Kryesore

Giro d’Italia 2025 më 9 Maj në Tiranë, policia publikon planin e masave

8 Maj, 2025 9:16 am
Para
Zonë e Lirë/ Soni Malaj nuk flet sërish për të dashurin

Zonë e Lirë/ Soni Malaj nuk flet sërish për të dashurin

Martesë të lumtur, ja sa meshkuj duhet të ketë provuar një femër

Martesë të lumtur, ja sa meshkuj duhet të ketë provuar një femër

Tre shqiptarë e 1 doganier në prangat e policisë greke

Tre shqiptarë e 1 doganier në prangat e policisë greke

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
15 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përsëritur të enjten dëshirën e tij për ta marrë nën kontroll...

Lexo më shumë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
15 Maj, 2025

Prej orës 06:00 të mëngjesit të së premtes e deri në orën 18:00, lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve do të...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
15 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dal pak minuta më parë me një vendim të ri lidhur me procesin e numërimit...

Lexo më shumë

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
15 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, liderët europian kanë nisur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com