Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra/ Konica i shkruante Princ Vidit: Mbaj larg hajdutët dhe analfabetët

2016/07/31 at 10:15 AM
në -Kulturë
Kohë leximi: 8 min
A A
Letra/ Konica i shkruante Princ Vidit: Mbaj larg hajdutët dhe analfabetët

Më 28 korrik 1913, Fuqitë e mëdha bien dakord që Shqipëria të vendoset nën sovranitetin e princit gjerman Wilhelm Friedrich Heinrich (Princ Vidi ose Princ Vilhelm Vidi). Gruaja e tij, princeshë Sofia e Saksonisë (1885-­1936) rridhte nga familja e njohur Gjika me origjinë shqiptare.


Mbretëresha Elisabeth e Rumanisë, kur mësoi se Fuqitë e Mëdha, ishin në kërkim të një aristokrati si mbret të Shqipërisë, përdori ndikimin për të emëruar nipin e saj, Vidin në këtë post. Përfundimisht Fuqitë e Mëdha evropiane, Austro-­Hungaria, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Italia zgjodhën Vidin për të qeverisur Shqipërinë e re të pavarur.

vidiii

Njoftimi u shpall zyrtarisht në nëntor 1913 dhe vendimi u pranua nga Ismail Qemali, kreu i qeverisë së përkohshme në Vlorë. Në vitin 1913, evropiano­perëndimorët e konsideronin Shqipërinë një vend të varfër, pa ligje, të prapambetur; shtypi francez i referohej Vidit si “le Prince de Vide”, që do të thotë “Princ i Zbrazëtisë”.

Vidi dhe gruaja e tij, princeshë Sofia mbërritën më 7 mars 1914 në Durrës, ku u pritën me entuziazëm të madh, festimet zgjatën rreth 1 javë.

Por me Shqipërinë në gjendje lufte civile që nga korriku 1914, me Greqinë që kishte zënë jugun e vendit, dhe me fuqitë e mëdha në luftë me njëra-­tjetrën, regjimi i Vidit ra, dhe princi u largua nga vendi më 3 shtator 1914.

Vidi shkoi fillimisht në Venecia, pastaj u kthye në Gjermani si kapiten në ushtrinë perandorake me emrin e luftës, “Konti i Krujës”. Pas luftës, Vidi ende ushqente ambicie për t’u rikthyer në Shqipëri, pavarësisht se Gjermania kishte dalë e humbur nga lufta.

vidi2

Shpresat e Vidit morën fund më 31 Janar 1925 kur Shqipëria u shpall zyrtarisht republikë me president Ahmet Zogun, më pas mbret. Princi Vidi vdiq me 1945 në Predeal, Rumani, në moshën 69­-vjeçare, duke lënë djalin e tij, princin Karol Viktor, si trashëgimtar të pretendimeve për fronin shqiptar.

Një nga mbështetësit e Princ Vidit ka qenë edhe Faik Konica. Diplomati shqiptar shkoi në Potsdam (Berlin) në fundvitin 1913 për t’u takuar me Vidin dhe për ta këshilluar personalisht atë për detyrën e vështirë që ai kishte marrë përsipër.

Çfarë e këshillonte ai Vidin dhe si e vlerësonte Konica Shqipërinë e viteve 1913, del qartë në Kujtesën që ai i dërgoi Wied­it më 9 dhjetor 1913 nga Potsdami, të cilën po e botojmë të plotë:

Kujtesë për Lartësinë e tij, Princin Wilhelm zu Wied, nga Faik Konica, në Potsdam [Berlin] më 9 dhjetor 1913 Lartësia juaj, Princi Wilhelm zu Wied, që prej momentit që u përzgjodhët sovran i Shqipërisë nga gjashtë Fuqitë e Mëdha, të gjithë patriotët shqiptarë janë gati për t’ju shërbyer me besnikëri e për t’ju ndihmuar në realizimin e detyrës së lavdishme të konsolidimit dhe zhvillimit të kombit shqiptar.

vidi3

Së pari, është shumë e nevojshme që, familja mbretërore, të bëhet e njohur në popull dhe sovranit t’i jepet një autoritet moral që nxit respektin dhe bindjen [përuljen] e popullit ndaj tij. Populli shqiptar, si një nga popujt më monarkikë të Ballkanit, ka tashmë besim të plotë te sovrani i tij i ardhshëm dhe e pret ardhjen e tij si Udhëheqës i domosdoshëm e shpëtimtar, i cili do të dijë ta drejtojë atë [popullin] në rrugën e duhur.

Por, suksesi i kësaj dinastie të re do të varet nga realizimi i idealeve që populli ka krijuar për këtë Princ, gjë që mund të përmblidhet me disa fjalë.

Nëse gjatë regjimit turk triumfuan më të shkathtët e më të shpejtët, me regjimin e ri, populli shpreson se do të jetë koha e njerëzve të ndershëm dhe të drejtë. Princi do të bënte mirë të vendoste sinqeritetin në themel të qeverisjes së tij. Pa diskutim, duhet të lihen mënjanë e të largohen gjithë intrigantët që nuk janë të aftë t’i futen punës.

Këta njerëz, në vend që të përpiqen për zgjidhjen e problemeve të mëdha të kombit, preferojnë të fshihen në prapaskenat e oborrit mbretëror dhe në momentet e vështira, janë të parët që dezertojnë dhe rendin drejt padronëve të rinj. Favorizimi duhet të zhduket një herë e mirë nga Shqipëria. Të njohësh njerëzit, ashtu si janë realisht dhe jo si mundohen ta shfaqin veten te miqtë apo armiqtë e tyre, përmbush gjysmën e asaj që anglezët e quajnë “King craft”, ose arti i të mbretëruarit.

Dhe gjysma tjetër e këtij arti përkon në zgjedhjen e burrave të zotë e të drejtë dhe që bota i njeh si të tillë. Analfabetët, hajdutët, vrasësit dhe tradhtarët duhen mënjanuar nga shërbimi publik. Kjo vërejtje duket e padobishme, por për fat të keq është e nevojshme. Në mesin e funksionarëve dhe xhandarëve të qeverisë provizore që vuan sot Shqipëria, pjesa e tyre më e madhe nuk di të shkruajë dhe të lexojë.

Pothuajse të gjithë janë hajdutë ose vrasës të njohur dhe madje, disa prej tyre, janë kundërshtarë të ashpër të mëmëdheut shqiptar. Mbajtja e tyre në pushtet, ndërkohë që në Shqipëri ka elementë të arsimuar, të ndershëm dhe patriotë të gatshëm për t’i shërbyer atdheut, do të çonte drejt një katastrofe të madhe.

Një studim i detajuar mbi lëvizjen tonë kombëtare gjatë këtyre 18 viteve të fundit, duke përfshirë në të qoftë personat që kanë luajtur një rol të rëndësishëm për atdheun, qoftë spiunët e administratës turke, është më se i nevojshëm për të krijuar një ide të saktë mbi karakteret e shqiptarëve.

vidi4

 

Është e rëndësishme të mos harrojmë 2 fakte: – së pari, vetëm në sajë të nacionalistëve, të cilët arritën të zgjojnë ndërgjegjen kombëtare shqiptare dhe të krijojnë një lëvizje pavarësie duke e paguar këtë me mijëra sakrifica, u bë e mundur që Austria të mbrojë përpara Evropës tezën e ekzistencës së një kombi shqiptar; – së dyti, zgjedhja e princ Wied­it u bë e mundur nëpërmjet veprimtarisë aktive të përditshme të nacionalistëve, në gazeta, takime si dhe në kongresin e njohur të Triestes të marsit 1913, të cilët mbrojtën dhe forcuan parimin se, princi i zgjedhur, duhej të ishte evropian dhe i krishterë.

Pra, populli pret që të jenë nacionalistët ata që gëzojnë vlerësimin dhe besimin e sovranit dhe jo turqit e vjetër apo të rinj.

Tre pika kryesore vihen re në programin e nacionalistëve: 1. Gjuha shqipe si e vetmja gjuhë zyrtare në administratën e vendit. 2. Qeverisja e vendit nga parlamenti. 3. Garantimi i lirisë absolute të shtypit. Çështja e parë nuk ka nevojë të mbrohet, kuptohet vetvetiu. Ndërsa për çështjen e dytë, mund t’i trembemi faktit se, Austria dhe Italia, edhe pse nisur nga qëllime të mira, mund të japin këshilla të gabuara, të bazuara në frikën e rremë se në Shqipëri nuk ekziston një opinion publik; dhe për rrjedhojë mund të krijohet një qeverisje despotike.

Sigurisht, këto do të ishin këshilla të mjerueshme, por njëkohësisht dhe shumë të rrezikshme. Absolutisht që Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe vendosmëri në qeverisje dhe jo për despotizëm. Është e vërtetë që, gjatë viteve të para të qeverisjes, një senat, ose asamble këshillimore, i emëruar nga Princi, por i përzgjedhur me kujdes, mund të zëvendësojë dhe të krijojë kushtet për ngritjen e një regjimi parlamentar. Me të gjitha defektet e njohura që mbart, kjo është e vetmja mënyrë për të kanalizuar pakënaqësitë dhe për të ofruar një garanci serioze për dinastinë.

Në lidhje me çështjen e tretë, atë të lirisë së shtypit, është për t’u patur parasysh që, çdo përpjekje për ta kufizuar këtë liri do të çonte në krijimin dhe publikimin e gazetave opozitare në kryeqytetet e disa shteteve të vogla fqinje. Kjo opozitë e organizuar tek armiqtë e Shqipërisë, do të ishte shumë herë më e rrezikshme, në krahasim me atë që do të krijohej brenda vendit, pasi kjo e fundit do të ishte më e lehtë për t’u mbajtur brenda kufijve normalë. Kuptohet që ajo [liria e shtypit] duhet të qeveriset nga një ligj serioz mbi shpifjet, siç ndodh edhe në Angli.

Nëse sovrani i merr në konsideratë këto pikëpamje, atëherë dinastia do të jetë e sigurtë dhe me një popullaritet të qëndrueshëm dhe jetëgjatë. Por, për momentin, ka disa probleme të ngutshme. Është shumë e rëndësishme që Princi të mos zbarkojë në Shqipëri pa qenë i ftuar më parë nga vendi dhe të mos vijë vetëm si një zgjedhje e Fuqive të Mëdha, pasi autoriteti i tij moral mund të vuante pasoja.

Ftesa e popullit shqiptar është e sigurtë, por në kushtet aktuale ajo mund të marrë një formë tjetër, në trajtën e një delegacioni të përzierë, me përfaqësues të gjashtë rajoneve administrative autonome, të cilat janë edhe ndarjet e përkohshme [qeveritë lokale] në Shqipëri.

Thirrja e një asambleje kombëtare për të miratuar përzgjedhjen e Fuqive të Mëdha, do të ishte e rrezikshme për shkak të karakterit anti­katolik që fatkeqësisht, shtypi dhe agjentët italianë, misionarët protestante shqiptarë dhe vetë Esat Pasha, i kanë veshur kandidaturës së Princ Wied­it. Pas pritjes që do i bëhet delegacionit gjithëpërfshirës, Princi duhet të udhëtojë për një periudhë të shkurtër në Krujë, kryeqytetin historik të Shqipërisë, për t’u prezantuar si princi mbretërues, ose më saktë mbreti i vendit, pasi populli shqiptar parapëlqen këtë titull që e mbart prej një kohe të gjatë edhe mbreti i Malit të Zi.

Për sa i përket karakterit prestigjioz, zbarkimi i princit duhet të shoqërohet me shumë shkëlqim dhe pompozitet. Eshtë shumë e domosdoshme gjithashtu, që anijet austriake dhe italiane të shoqërohen të paktën nga një luftanije angleze. Pas një vizite 2­3 ditore në Krujë, Princi mund të zgjedhë lirshëm kryeqytetin e përkohshëm të Shqipërisë.

Për këtë, Durrësi është një qytet që i rekomandohet në mënyrë të veçantë Lartësisë Tuaj për shkak të pozicionit gjeografik qendror të tij. Për çdo rast, nëse Princi nuk dëshiron të bëhet lojë në duart e disa intrigantëve dhe kryehajdutëve, të cilët kanë mbushur me njerëzit e tyre radhët e policisë dhe xhandarmërisë, i duhet kërkuar Fuqive të Mëdha që të vendosin në kryeqytetin e përkohshëm shqiptar një garnizon të trupave ndërkombëtare të Shkodrës.

Mendoj që një batalion është i mjaftueshëm. Pasi të gjitha këto të jenë vënë në vijë, Princi duhet të emërojë personalisht dhe individualisht disa ministra, për secilin departament. Për disa arsye, të cilat pata nderin t’i paraqes gojarisht dhe mendoj se janë të tepërta për t’i përsëritur këtu, për momentin është e pamundur të ngarkosh një njeri të vetëm për formimin e një kabinet homogjen.

Emërimi i një kryeministri do të sillte shumë vështirësi. Për momentin do të ishte e preferueshme të zgjidhen ministra pa lidhje direkte me njëri­tjetrin, të kryesuar nga shefi i shtetit, siç është rasti i SHBA­së. Në rast se kjo ide nuk ju duket praktike, atëherë mund të përzgjidhet si kryeministër pa portofol një njeri i njohur si i paanshëm, siç është pronari i madh, Omer Pashë Vrioni.

Për të thuhet se është i ndershëm, por paaftësia e tij është e njohur dhe këshillat e tij në përzgjedhjen e ministrave do të ishin pa vlerë. Nuk do t’ju kujtoj argumentet e mia në favor të përzgjedhjes së një kryeqyteti tërësisht të ri. Kjo çështje do të diskutohet në thellësi kur të vijë momenti i duhur dhe do të jetë objekt i një kujtese speciale që do të kem nderin t’i parashtroj Lartësisë Tuaj.

Berlin, 9 dhjetor 1913 Nënshkruar nga Faik Konica *Letra e rrallë e Konicës për princ Vidin është botuar në gazetën Dita nga historiani Marenglen Kasmi/ Tirana Observer



Ju sugjerojmë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde
-Kulturë

Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde

7 Prill, 2025 7:52 pm
Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…”- Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë
-Kulturë

Morgenbladet (1932) / “Teatri gjerman është në krizë, nuk ngjall më interes…”- Intervista me Aleksandër Moisiun në Kopenhagë

28 Mars, 2025 9:39 am
Vlen sa 1 mijë muaj/ Rëndësia e Natës së Kadrit
-Kulturë

Vlen sa 1 mijë muaj/ Rëndësia e Natës së Kadrit

26 Mars, 2025 9:26 am
Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?
-Kulturë

Oglinda Lumii (1932) / Çfarë i ndodhi Aleksandër Moisiut në Gare du Nord, në Paris?

22 Mars, 2025 9:26 am
The Sunday Pictoral (1930) / “Unë jam mjaft kurioz të takoj luanin tuaj anglez dhe të shoh nëse ai do të më gëlltisë…” – Intervista me Aleksandër Moisiun në Londër
-Kulturë

The Sunday Pictoral (1930) / “Unë jam mjaft kurioz të takoj luanin tuaj anglez dhe të shoh nëse ai do të më gëlltisë…” – Intervista me Aleksandër Moisiun në Londër

16 Mars, 2025 10:16 am
Aulon Naçi, emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor 
-Kulturë

Aulon Naçi, emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor 

12 Mars, 2025 4:00 pm
Para
E fundit/ Teksas,  të shtëna në mes të qytetit, ka të vrarë

E fundit/ Teksas, të shtëna në mes të qytetit, ka të vrarë

Të fshehtat e 42 trëndafilave blu që iu dhuruan Bashës

Briseida, bikini dhe tatime...

Fotogaleri/ Modelet e Playboy, si dukeshin 60 vite më parë dhe si janë sot

Fotogaleri/ Modelet e Playboy, si dukeshin 60 vite më parë dhe si janë sot

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Danimarka pro integrimit / Hasani: 2 grupkapituj hapen në Presidencën daneze të BE

Danimarka pro integrimit / Hasani: 2 grupkapituj hapen në Presidencën daneze të BE
20 Maj, 2025

Kryediplomati Igli Hasani, në prag të konferencës së pestë ndërqeveritare që do të mbahet të enjten në Bruksel, mori mbështetjen...

Lexo më shumë

Përfundon procesi i numërimit të votave të diasporës në të gjitha qarqet

Përfundon procesi i numërimit të votave të diasporës në të gjitha qarqet
20 Maj, 2025

Mbyllet plotësisht procesi i numërimit të votave të diasporës në të gjitha qarqet, si për partitë ashtu edhe për kandidatët...

Lexo më shumë

“Më 11 maj ndodhi një gjëmë e madhe!”/ Berisha: Garuam me një parti-shtet që…

“Më 11 maj ndodhi një gjëmë e madhe!”/ Berisha: Garuam me një parti-shtet që…
20 Maj, 2025

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, është shprehur se më 11 maj ka ndodhur një gjëmë e madhe për demokracinë,...

Lexo më shumë

Kërkesat për rinumërim të votave/Balla-kandidatëve: Duroni, transparencën e bën KQZ!

Kërkesat për rinumërim të votave/Balla-kandidatëve: Duroni, transparencën e bën KQZ!
20 Maj, 2025

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka reaguar pasi dhjetëra kandidatë për deputetë të PS dhe PD,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com