Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra e gazetarit që humbi vajzën në Paris: Ja pse nuk shkova në homazhet shtetërore!

2015/12/04 at 1:45 AM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Letra e gazetarit që humbi vajzën në Paris: Ja pse nuk shkova në homazhet shtetërore!

Nga Eric OUZOUNIAN

 PARIS- Vajza ime vdiq në Teatrin Bataclan në 13 nëntor. Ishte vetëm 17-vjeçe. Unë nuk shkova në ceremoninë zyrtare të përkujtimit të viktimave, që u mbajt në mëngjesin e 27 nëntorit në “Les Invalides”, pasi besoj se shteti dhe udhëheqësit e tij, kanë një përgjegjësi të madhe për atë që ndodhi.

Për disa vite me rradhë, Franca ka zbatuar një politikë katastrofike në Lindjen e Mesme. Nikolas Sarkozi, kontriboi ndjeshëm në rënien e regjimit të Gedafit, duke dërguar ushtrinë franceze për të luftuar në Libi, në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që e ndalonin ndërhyrjen nga toka.

Megjithatë, disa burime konfirmuan se në momentin kur forcat speciale nuk kishin “asnjë peshë”, u vazhdua më tej me dërgimin e forcave të mëdha tokësore. Libia nuk ishte armike e Francës – Nikolas Sarkozi e kishte pritur Gedafin në cilësinë e kreut të shtetit – dhe që atëherë vendi është zhytur në një makth të sunduar nga kaosi, në të cilin armët dhe ushtarët qarkullojnë lirshëm.

Më vonë, Fransua Holond dhe Loren Fabius u ndërkryen mbi Bashar Al-Asadin, duke nxitur në mënyrë aktive fuqitë perëndimore të ndërhynin me mjete ushtarake për të rrëzuar regjimin sirian, pavarësisht se vendi nuk ishte një prej armiqve të Francës. Sulmet e planifikuara u anuluan, kur Obama nuk pranoi të angazhohet në këtë çështje.

Franca e ka justifikuar ndërhyrjen e saj në punët e brendshme të shteteve sovrane, duke argumentuar se udhëheqësit libianë dhe sirianë po masakronin popullin e tyre. Sigurisht që është kështu. Ngjashëm me Sadam Huseinin dhe Muamar Gedafin, Bashar Al-Asadi është një diktator i tmerrshëm.

Por jo më i keq sesa udhëheqësit aktualë në Katar dhe Arabinë Saudite, me të cilat Franca mban marrëdhënie të ngushta diplomatike dhe tregtare, dhe që financojnë Shtetin Islamik. Ky përkeqësim i aftësive politike është shkatërrimtar për vendin tonë. Presidentët e fundit kanë vepruar me një mendjelehtësi të pakonceptueshme, të udhëhequr nga një vision i verbër.

Por ky nuk është i vetmi aspekt i përgjegjësisë që ka bota politike. Për disa dekada, Republika Franceze i letoi vetes të krijojë zona të dëshpëruarish, të cilat filozofi Zhan Pol Dol i ka përshkruar si “toka e askund”.

Këto zona janë të rrënuara, si pasojë e një planifikimi urbanistik çnjerëzor, me mungesa të strukturave sociale për kalimin e kohës së lirë apo për aktivitete kulturore dhe shkolla pa mbështetjen e duhur financiare; asnjë ndjenjë kombëtare apo humaniste s’mund të gjallojë në këto zona.

Ato janë quajtur “qytete të fjetura” dhe “lagjet e varfëra”. Emrat ndryshojnë, por problemet mbeten po ato, dhe autoritetet politike vazhdojnë t’i injorojnë ato. Dikur kryeministri Rajmond Barre, premtoi “t’i japë fund degradimit fizik dhe social të komuniteteve më të mëdha”.

Kur Bernard Tapie ishte Ministri i Punëve Urbane, Nikolas Sarkozi shpalli Planin Marshall për rrethinat, dhe emëroi Fadela Amara Sekretare Shteti për Politikat Urbane. Sot, ky post mbahet nga Patrik Kane, që po përjetëson 40 vjet dështime.

Ndarja mes francezëve dhe udhëheqësve të tyre është e plotë, kontrata sociale është ndërprerë. Hendeku mes njerëzve dhe elitës është i madh. Shkeljet e lirive publike, të miratuara me entuziazëm nga Asambleja Kombëtare, nuk zgjidhën asgjë. E djathta ekstreme, do të dijë gjithnjë si të përfitojë, dhe vrasësit do të jenë gjithmonë në gjendje të kapërcejnë kufijtë.

Franca nuk është në gjendje të garantojë një të ardhme për të rinjtë, dhe Evropa nuk mund t’i shpëtojë ngërçit ku ndodhet liberalizmi. Zyrtarët tanë të zgjedhur, nuk dinë se si të paraqesin një vizion politik. Intelektualët tanë, me shumë pak përjashtime, nuk janë në gjendje të heqin dorë nga pozicionet fitimprurëse të fyelltarëve mediatikë. Unë jam i tmerruar nga vendi im i shkatërruar, dhe i shkatërruar nga vdekja e vajzës sime. /huffingtonpost.it Në shqip nga Bota.al

*Autori është gazetar, shkrimtar dhe autor dokumentaresh

Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Shakohoxha tashmë edhe këngëtar

Shakohoxha tashmë edhe këngëtar

Koiçidenca e UEFA-s, bën përsëri bashkë Shqipëri-Serbi

Koiçidenca e UEFA-s, bën përsëri bashkë Shqipëri-Serbi

Kendall Jenner & Taylor Swift vajzat më dominuese të Instagramit për 2015

Kendall Jenner & Taylor Swift vajzat më dominuese të Instagramit për 2015

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com